Paçe Koke
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz.