File pule me misër
Mishi prehet në shirita, fshihet mire me letër kuzhine dhe përmillet. Në tavë shtohet 1 lugë vaj dhe pasi të nxehet mirë vendoset mishi . Pjeket në të gjitha anët, kriposet, biberoset dhe shtohen erëzat sipas shijes. I shtoni një gote ujë të valuar dhe misrin. Sipas dëshires mund t’i shtoni edhe spec të djegës, pure domatesh. Në fund shtoni ajkën dhe zieni për 5 minuta.