Xhelatin nga portokalli
Xhelatin nga portokalli

Xhelatin nga portokalli

Kuzhint.com

Xhelatina e portokalleve eshte nje desert qe ka gjithmone shume sukses ne festat e ditelindjeve te femijeve.

Eshte nje embelsire e lehte, nuk te rendon dhe nqs zevendesojme sheqerin me fruktoz eshte edhe dietike.

Per sasit qe do te shkruaj duhen 200 ml leng portokalli(e perzjer me mandarina) portokallemandarina130 g sheqer70 ml uje200 ml leng portokalli dhe mandarine14 g xhelatin ne fleta (colla di pesce)Ndani portokallet dhe mandarinat ne gjysem dhe i shtypni.

Nuk duhet ti shtrydhni shume pasi gjysmat e portokalleve do ti perdorim si kupe per te ven xhelatinen.

Pasi te keni mbledhur lengun kullojeni dhe lereni te pushoj.

Hiqni pjesen e portokalleve qe ka mbetur tek gjysmat.

Perdorni nje luge kafeje per ti zbrazur gjysmat e portokalleve.

Ne nje ene me uje te ftohte vendosni te regjen fletet e xhelatines.

Ne nje tenxhere hidhni 70 ml uje bashke me sheqerin dhe lereni deri sa te filloj te ziej.

Fikni zjarrin, merni xhelatinen qe keni len ne uje dhe trasferojeni tek tenxherja me sherbetin.

Trazoni mire sherbetin deri sa xhelatina te shkrihet, me pas shtoni lengun e portokalleve dhe trazojeni mire.

Vendosni gjysmat e portokalleve ne nje vend ku te mos permbysen (une kam perdorur format qe bej buding).

Mbushni gjysmat e portokalleve me lengun e portokalleve dhe i vendosni ne frigorifer (jo tek ngrirja) qe te ftohen.

Mund te sherbehen pas 4 oresh. mund ti prisni ne copa te vogla ose ti hani direkt ku jane.


Fjalet kyqe : embelsira  xhelatin  portokallesh  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Në rast se gjella juaj është shumë e kripur
Nga mishi tek muskujt
-Torte kremoze me rende -