Vitamina C sterilizon bakteret dhe mbyt turbekulozin
Vitamina C sterilizon bakteret dhe mbyt turbekulozin

Vitamina C sterilizon bakteret dhe mbyt turbekulozin

Kuzhint.com

Sipas nje studimi te ri, dozat e larta te vitamines C mund qe shume shpejt te mbysin bakteret qe jane rezistente ndaj barnave, te cilat shkaktojne tuberkulozin.

Efekti befasues eshte demonstruar me kulturat laboratorike, por rrit mundesine e gjetjes se nje menyre te re per te larguar veshtiresite e mbytjes se bakterit.

Nje ekip i Kolegjit te Mjekesise “Albert Einstein” ne New York, ka bere publike te marten gjetjet ne nje reviste online “Nature Communications”.

Autori i studimit, dr William Jacobs, e quajti rezultatin e testeve si “totalisht te papritur”.

“Nuk besoja.

Si eshte e mundur, qe vitamina C ta mbyse tuberkulozin?”, pyet Jacobs.

Ne studim,

Jacobs dhe koleget e tij thane se kane demonstruar se me nje koncentrim te caktuar, vitamina C mund te sterilizoje kulturat e baktereve te tuberkulozit brenda vetem pak javesh.

Autoret e studimit kerkojne kerkime te metejme ne perdorimin potencial te vitamines C ne trajtimin e tuberkulozit, duke theksuar se ajo eshte “jo e shtrenjte, e sigurt per t’u perdorur dhe se mund te gjendet gjithandej”.

Nese rezultatet arrijne ne provat klinike, studimi ngre mundesine qe vitamina C te perdoret se bashku me barnat e tjera te tuberkulozit per te pershpejtuar trajtimin.

Dhe, duke gjetur mekanizmin, me te cilin vitamina C vret bakteret, shkencetaret mund te tregojne nje rruge premtuese per zhvillimin e barnave te reja te tuberkulozit.

Catherine Vilcheze, qe eshte bashkautore e studimit, tha se “Nuk jemi duke thene se vitamina C eshte kura per tuberkulozin.

Por, ne duhet te shikojme ne gjetjen e menyrave per te imituar menyren se si ajo vret bakteret e tuberkulozit (in vitro), sepse ajo eshte shume, shume e efektshme”.

Dr Ruth McNerney, nga Shkolla e Higjienes dhe Mjekesise e Londres, e quan studimin “interesant”.

E pyetur nga RFE/RL nese perfundimisht vitamina C mund te kthehet ne nje bari, ajo shprehet: “Kete do ta dime vetem kur njerezit te nisin ta provojne.

Ajo qe studimi ben, eshte se na drejton ne nje drejtim te ri ndoshta per te shikuar ne nje fushe te re te zbulimit te barnave, per te cilen nuk kemi menduar me pare”.

Dr Daniela Maria Cirillo nga Instituti Shkencor San Raffaele ne Milano, pajtohet me kete. “Eshte pothuajse e pamundur te parashikohet nxjerrja e ndikimit qe mund te kete studimi ne trajtimin e tuberkulozit.

Por, ky eshte nje lajm shume i mire per te gjithe qe punojne ne kete fushe”, u shpreh ajo.

Tuberkulozi, semundje e mushkerive, mbetet shkaktari kryesor i vdekjeve ne bote.

Ne vitin 2011, besohet se kane qene rreth 12 milione raste me tuberkuloz, rreth 630 mije prej tyre te tipit rezistues ndaj disa barnave.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, 1. 4 milion njerez vdiqen nga tuberkulozi ate vit.

Me shume se 95 per qind e vdekjeve ndodhen ne vendet me te ardhura te uleta dhe te mesme


Fjalet kyqe : keshilla  vitamina  sterilizon  bakteret  mbyt  turbekulozin  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Buka;si gatuhet dhe si do ta ruaj butsin e saj per 2-3 dit
Pije freskuse dhe mufinsa nga Egzontina Ismaili
Peshk të rreshkur të aromatizuar me erëza