Veze ne sy me suxhuk
Veze ne sy me suxhuk

Veze ne sy me suxhuk

Kuzhint.com

12

  • Persona : 4
  • Koha e Përg. : 10m
  • Koha e Pjekjes : 25m
  • Gati për : 35m

Përbërësit

  • 250gr suxhuk
  • 4 vezë
  • 2 lugë gjelle gjalp
  • Kripë

Përgatitja

Suxhukun e prejmë në feta të holla.

Fetat i vendosim në një tigan tefloni dhe sipër i hedhim një filxhan çaji ujë.

E lemë në zjarr derisa uji të valojë.

Pastaj ujin e derdhim dhe e vendosim përsëri në zjarr.

Mbi suxhukun hedhim gjalpin dhe pasi ky i fundit të shkrihet, hedhim me rradhë vezët në vende të ndryshme në mënyrë që të mbulojnë hapësirën e tiganit.

Të verdhat e vezëve nuk i hapim.

Sipër i hedhim kripë sipas dëshirës.

I lemë në zjarr derisa e bardha e vezës të zbardhet plotësisht.


Fjalet kyqe : tradicionale  veze  suxhuk  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Salce me domate dhe ullinje
A ekziston receta për lumturi?
Kofneve (petulla) te mbushura me djathe dhe spinaqe