Vezë të ferguara (omletë)
Vezë të ferguara (omletë)

Vezë të ferguara (omletë)

Kuzhint.com

Perberesit per 6 persona:

6 kokrra vezë,

5-6 lugë gjelle qumësht i pazier,

5 lugë gjelle gjalpë,

pak qepë të reja ose majdanoz, kripë e piper.

Për të gatuar vezët omëletë është e nevojshme të keni parasysh disa parametra.

P. sh. nxehtësia nuk duhet të jetë e fortë, por ajo duhet të jetë e njëjtë në të gjithë tiganin e të mos jetë në qendër.

Tigani kërkohet të jetë i sheshtë, i pastër, që të mos ngjitet omëleta.

Të mos bëjmë omëletë me shumë vezë.

Në qoftë se kemi më shumë se 10 kokrra omëletën e bëjmë në dy pjesë; gjalpi do të hidhet në tigan para se ta vëmë atë në zjarr.

Pastaj në qoftë se hedhim 2/3 e gjalpit në tigan e 1/3 ia hedhim vezëve në kohën kur i rrahim, do të sigurojmë një omëletë të butë e të shijshme.

Qumështi duhet të jetë i pazier, të bardhat e të verdhat e vezëve nuk duhet të rrihen së bashku, por veç e veç.

P. sh. në dy pjata të thella hedhim në njërën të bardhat e në tjetrën të verdhat.

Këto rrihen me tel veç e veç, ndërsa vezëve të verdha duke i rrahur u hedhim qumështin ngadalë.

Hedhim kripën, piperin e majdanozin të grirë hollë e më pas, këto i hedhim tek të bardhat e vezëve të cilat i përziej më me lugë të madhe.

Ndërkohë, kemi hedhur gjalpin në tigan, i cili duhet të nxehet mirë në nxehtësi jo të fortë.

Hedhim të gjitha vezët e përgatitura.

Duhet patur kujdes mbasi kemi hedhur vezët në tigan, me një pirun apo lugë përziej më vezët që të hapen në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe e tundim tiganin me njërën dorë (se tjetra ka pirunin) për të mos u ngjitur omëleta.

Është e nevojshme që omëleta të kthehet që të piqet pjesa e sipërme.


Fjalet kyqe : receta  huaja  veze  omlete  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pastrimi i peshkut disa këshilla të vlefshme
Tullumba
Mantia me mishë