Vezët të shëndetshme edhe për sy!
Vezët të shëndetshme edhe për sy!

Vezët të shëndetshme edhe për sy!

Kuzhint.com

Vezët janë një ushqim që ndihmon në shëndetin e syrit, pasi janë të pasura me luteinë, një përbërës vital për shikim të mirë.

Luteina është një përbërës natyral që gjendet shumë në perimet e gjelbra, si spinaqi, lakërjeshilja ose brokolit.

Ajo njihet për efektin mbrojtës nga katarakti dhe degjenerimi makular i moshës, gjendje të cilat dobësojnë shikimin.

Ekspertët amerikanë thonë se me luteinë të pasura janë edhe vezët që i lirojnë pulat të cilat ushqehen me produkte natyrale që përmbajnë nivel të lartë të kësaj substance.

Sasia e luteinës së absorbuar nga organizmi varet nga burimi i ushqimit.

Studiuesit kanë analizuar nivelet e luteinës pas katër burimeve të ndryshme: spinaqit, suplementeve me luteinë, suplementeve me ester të luteinës dhe vezëve të pasura me luteinë.

Rezultatet kanë treguar se sasia më e madhe e luteinës absorbohet pas konsumimit të vezëve të pasuruara me luteinë.

Rritja e nivelit të luteinës në gjak ishte afërsisht dy herë më e lartë se sa rritja e shkaktuar pas konsumimit të spinaqit dhe tre herë më e lartë se ajo pas konsumimit të suplementeve.


Fjalet kyqe : keshilla  vezet  shendetshme  edhe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te shpejta
Mishë qengji dhe salate mikse nga TeGatuajm
Ëmbëlsirë e shpejtë