VETITË SHËRUESE TË HUDHRAVE
VETITË SHËRUESE TË HUDHRAVE

VETITË SHËRUESE TË HUDHRAVE

Kuzhint.com

Pavarësisht aromës së fortë dhe shijes jo shumë të këndshme që kanë, hudhrat bëjnë pjesë në super-ushqimet që duhen konsumuar patjetër, pasi kanë veti unike për shëndetin, kryesisht falë përbërësit të tyre aktiv, alisinës. 1.

Luftojnë puçrrat Hudhrat janë një ilaç natyror për heqjen e puçrrave, ndërsa alisina ka aftësinë të vrasë bakteriet që i shkaktojnë ato. 2.

Ju mbrojnë nga ftohjet Një studim i botuar në revistën Advances in Therapy tregon se marrja e shtojcës së hudhrave ul incidencën (shpeshtësinë) e ftohjeve në 63% dhe në të njëjtën kohë redukton kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes deri në 70%. 3.

Ulin shtypjen e gjakut Sipas studimit të botuar vitin e kaluar në revistën Pakistan Journal of Pharmaceutical Sciences, marrja e përditshme e shtojcës së hudhrave kontribuon në menaxhimin efikas të hipertensionit, ndërkohë që përbërësit e hudhrës kanë veprim venë-zgjerues, gjë që lehtëson qarkullimin e gjakut. 4.

Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Hudhrat ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës sepse kontribuojnë në reduktimin e kolesterolit të keq në gjak (LDL).

Shtojcat e hudhrave e ndihmojnë trupin në shkrirjen e lehtë të mpiksjeve të mundshme, duke redudktuar kështu rrezikun e sulmeve në zemër për shkak të bllokimit të arterieve. 5.

Rrisin performancën në sporte Hudhrat rrisin rrezistencat fizike dhe reduktojnë lodhjen pas ushtrimit.

Konsumi i vajit të hudhrës për gjashtë javë rresht, ul rrahjet e shpejta të zemrës si dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme fizike të kardiopatikëve. 6.

Kontribuojnë në shëndetin e mirë të eshtrave Hudhrat përmbajnë zink, mangan, vitaminë B6 dhe vitaminë C, komponentë (përbërës) të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave të forta dhe absorbimin (përthithjen) e duhur të kalciumit. /albstroka. com/


Fjalet kyqe : keshilla  vetite  sheruese  hudhrave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me  krem karamel
PJESHKA, PEMA QË JU MBRON NGA KANCERI
Brokoli parandalon kancerin e gjirit