Vetitë shëruese të dredhëzës së malit
Vetitë shëruese të dredhëzës së malit

Vetitë shëruese të dredhëzës së malit

Kuzhint.com

Gjethet e dredhëzës së malit janë të pasura me taninë, vaj eterik dhe flavonoide.

Taninë hasim pak te gjethet e reja, e me zhvillimin e tyre sasia e tyre rritet.

Frutat e freskët janë sidomos të pasura me vitamina C.

Po ashtu, dredhëza është e pasur me acide, minerale si kalium, magnez, hekur, zink, mangan, bakër, fosfor dhe disa vitamina.

Vetitë shëruese dhe përdorimi

Rrënjët dhe gjethet e dredhëzës së malit mund t'i përdorim ngjashëm sikurse edhe bimët tjera që posedojnë taninë.

Prej tyre mund të përgatisim çaj për shpëlarjen e fytit, e konsumojmë edhe te vështirësitë në lukth dhe zorrë dhe në parandalimin e diarresë.

Në bazë të disa të dhënave, ky lloj i çajit ndihmon edhe kundër verdhëzës.

Edhe në kohërat antike dredhëza e malit është përdorur në shërimin e mëlçisë. Çaji nga gjethet e dredhëzës së malit sugjerohet edhe për pastrimin e gjakut, e u ndihmon edhe personave që vuajnë nga nervat dhe atyre nga pagjakësia.

E konsumojnë të sëmurit nga astma dhe bronkitisi kronik.


Fjalet kyqe : keshilla  vetite  sheruese  dredhezes  malit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me nurtela
TORTE SHTRESORE
Mufinsa dy ngjyrshe me form lule