Vetit kurative te mushmollës
Vetit kurative te mushmollës

Vetit kurative te mushmollës

Kuzhint.com

Vetitë e mrekullueshme dhe kurative të mushmollës

Dardha e egër Mespilus germanica ose mushmolla është shumë e shëndetshme.

Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj.

E njohësit e mjekësisë popullore thonë se

përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës.

Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve.

Po ashtu nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit.

Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme; i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji nga mushmolla përgatitet me përzierjen e një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë.

Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë.

Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.


Fjalet kyqe : keshilla  mushmolla  vetit  mira  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sardele me perime të freskëta të stinës
SPECA ME GJIZË - TURSHI
File pule me misër