Vaji i kokosit - Eliksiri i bukurisë
Vaji i kokosit - Eliksiri i bukurisë

Vaji i kokosit - Eliksiri i bukurisë

Kuzhint.com

Vaji përftohet nga shtypja dhe më pas nga rafinimi, duke marrë kështu vaj të cilësisë së lartë.

Prej mënyrës se si përgatitet, përgjithësisht vaji i kokosit duket si gjalpë, por në treg gjendet edhe në formë më të hollë.

Vlerat ushqyese

Profili acid yndyror i vajit të kokosit vë në pah përmbajtjen e tij të lartë me acide yndyrore të ngopura si kaprinik, kaprilik, kaprik dhe laurik.

Këta ushqyes përfaqësojnë një burim të mirë energjie që përthithet shpejt, krahasuar me të tjerë të ngjashëm.

Pavarësisht se është i pasur me këto acide yndyrore të ngopura, vaji i kokosit nuk ndikon negativisht në nivelin e kolesterolit sepse lloji i këtyre acideve është lehtësisht i tretshëm dhe nuk depozitohet.

Ky lloj vaji në industrinë ushqimore përdoret për të skuqur, për përgatitjen e ushqimeve të furrës dhe si bazë për margarinën vegjetale.

Të bukura me vaj kokosi

Sidomos kohët e fundit, vaji i kokosit po gjen përdorim të shumtë në industrinë e kozmetikës.

Ai është një hidratues natyral perfekt, por jo vetëm.

Një shishe me vaj kokosi do t’ju vlejë edhe për shumëçka tjetër.

-Pastrues grimi. Edhe maska anti-ujë nuk do t’i rezistonte dot vajit të kokosit, pasi ai ka veti të larta për pastrimin e kozmetikës nga lëkura.

Aplikojeni përmes pambukut kozmetik në vend të qumështit pastrues.

-Pastron gojën. Një gargare me një lugë me vaj kokosi do të largojë gjithë bakteret dhe mikrobet nga goja prej vetive antibakteriale që ka vaji i kokosit.

-Locion trupi. Vaji i kokosit është një zbutës i përkryer dhe mund ta përdorni si krem për trupin çdo ditë.

-Balsam për buzët. Vaji i kokosit shërben si një balsam ideal buzësh.

Vendosni pak vaj kokosi në një enë të vogël dhe mund ta keni gjithë kohës me vete.

-Krem kundër të çarave të lëkurës. Vaji i kokosit ka efekt shumë pozitiv kundër çarjeve të lëkurës.

Femrat gjatë apo pas shtatzënisë mund ta përdornin në mënyrë të vazhdueshme.

-Krem për sytë. Vaji i kokosit bën shumë mirë edhe për lëkurën e hollë rreth syve.

Shmang qeskat e syve dhe parandalon rrudhat e mimikës.

-Vaj masazhi. Vaji i kokosit nëse përzihet me disa pika të një vaji tjetër esencial, si për shembull, vaj livande, shërben në mënyrë ideale si vaj masazhi.

-Pastë zbardhuese. Nëse doni dhëmbë të bardhë përzieni në një enë të vogël vajin e kokosit me sodë buke.

Dhëmbët tuaj do të duken më të bardhë se kurrë.

-Krem nate. Vaji i kokosit mund të shërbejë edhe si një krem shumë i mirë nate.

Vetitë e tij antioksiduese do t’i japin gjallëri lëkurës e do të luftojnë rrudhat.

-Balsam flokësh. Nëse doni hidratim shtesë për flokët, aplikoni vajin e kokosit në flokë të lagur dhe mos e shpërlani atë.

-Maskë për flokët. Vendosni vaj të nxehtë kokosi në flokë para se të lani flokët dhe lëreni të veprojë për rreth një orë, e më pas lajini flokët normalisht me shampo dhe balsam.

Do të shihni efekte të mahnitshme.


Fjalet kyqe : keshilla  vaji  kokosit  eliksiri  bukurise  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e shpejt  me puding nga tegatuajm
Patellxhan i mbushur
Kifle te shpejta me djath e magdanoz