Ushqimi më i mirë për dobësim
Ushqimi më i mirë për dobësim

Ushqimi më i mirë për dobësim

Kuzhint.com

Ushtrimet e përditshme janë të rëndësishme për humbjen e kilogramëve, por pa përzgjedhjen e duhur të ushqimeve nuk do të keni sukses.

Shkencëtarët kanë dëshmuar që disa ushqime përveç që përshpejtojnë metabolizmin e mbajnë dukshëm më shumë edhe ndjenjën e ngopjes.

Vezët:Janë të pasura me proteina dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Me një hulumtim është treguar që vezët për kafjall reduktojnë konsumin e përgjithshëm të kalorive në 36 orët e ardhshme.

Proteinat do të parandalojnë ndryshime e papritura të sheqerit në gjak me çka do të reduktohet dëshira për ushqim.

Bimët bishtajore:Kolecistokinina (CCK) është hormon i cili lirohet në sistemin tretës dhe në mënyrë natyrale rregullon apetitin.

Hulumtimet kanë treguar që bimët bishtajore rrisin dyfish nivelin e kolecistokininës në trup, treten më ngadalë dhe mbajnë nivel stabil të sheqerit në gjak.

Po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave që ulin nivelin e kolesterolit.

Sallatat: Shpesh hani tepër shumë? Konsumimin e kalorive mund ta kontrolloni më lehtë nëse filloni të hani porcione më të mëdha të sallatave, por me mëlmesa të shëndetshme (vaj ulliri, uthull molle).

Në këtë mënyrë do t’i siguroni trupit burimin e fitonutrientëve, vitaminave dhe mineraleve të nevojshme, ndërsa njëkohësisht do të reduktoni nivelin e kalorive.

Konsumimi i përditshëm i llojeve të ndryshme të sallatave në trup rrit nivelin e vitaminës C,

E, acidit folik, likopenit dhe antioksidantëve të fuqishme.

Çaji i gjelbër: Është burim i shkëlqyer i katehinës, antioksidantit që përshpejton metabolizmin dhe nxit djegien e yndyrave.

Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i çajit të gjelbër përshpejton dobësimin dhe redukton nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Dardhat: Janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave.

Një dardhë e madhësisë mesatare përmban rreth 6 gramë fibra.

Do t’ju ngopë më shpejt dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.

Mollët janë në vend të dytë, me rreth 3 gramë.

Të dy pemët përmbajnë pektinën e cila rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe këtë mënyrë reduktojnë dëshirën për delikatesa.

Mishi i payndyrshëm i viçit: Është zgjedhje e shkëlqyeshme për personat që dëshirojnë të dobësohen.

Përmban leucinë, aminoacidin i cili gjendet në mish, peshk dhe produktet e qumështit.

Ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e kalorive.

E rëndësishme është që mishin e viçit ta përgatisni me pak vaj që të mbetet i shëndetshëm.

Vaji i ullirit: Acidet e pangopura yndyrore të vajit të ullirit do t’ju ndihmojnë në djegien e kalorive.

Mund ta përdorni për fërgim apo pjekje si salcë për sallata ose shtesë në supa dhe gjella.

Grejpi: Me një hulumtim është treguar që 3 filxhanë grejp në ditë mund të përshpejtojnë procesin e dobësimit.

Grejpi rregullon nivelin e sheqerit në gjak, është i pasur me vitamina dhe minerale, ndërsa e nxit trupin që kaloritë t’i shfrytëzojë si energji, në vend se t’i ruajë.

Kanella: Shtojeni në drithërat e preferuara, muesli ose spërkateni në bukën tost.

Vetëm një çerek luge kanellë në ditë do të rregullojë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, çka e bën veçanërisht të mirë për personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Frutat arrore: Pavarësisht asaj që përmbajnë shumë kalori, do të përshpejtojnë dobësimin.

Frutat arrore përshpejtojnë metabolizmin, ndërsa acidet yndyrore omega 3 do të reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sistemit i qarkullimit të gjakut.


Fjalet kyqe : embelsira  ushqimi  mire  dobesim  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bukë vjenez me çokollatë
Brum per pica
SALCA PER TE SHIJUAR SALLATAT!