Ushqimi i cili e qetëson stomakun
Ushqimi i cili e qetëson stomakun

Ushqimi i cili e qetëson stomakun

Kuzhint.com

Keni probleme me stomak të trazuar dhe keni ndjenjën që çdo gjë që e hani nuk ju “fle” në stomak? Provoni me disa ushqime të shëndetshme, të cilat me siguri do t’jua qetësojnë problemet me stomak. Problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e barkut madje gjashtë herë më shumë ndikojnë tek femrat se tek meshkuj.

Përpiquni t’i zgjidhni problemet e stomakut duke e përjashtuar ushqimin që i shkakton ato dhe duke e zëvendësuar atë me ushqim të mirë për të gjithë organizmin tuaj. Bollguri - është një burim i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme.

Për shëndet të mirë të traktit të tretjes, ne kemi nevojë për të dy lloje të këtyre fibrave.

Përveç kësaj, bollguri ul kolesterinën. Mollët – Nëse keni stomak shumë të ndjeshëm, përpara se t’i hani, mollët piqni dhe shmangni në formë të papërpunuar. Avokado - ndihmon që zorrët tona të funksionojnë më mirë dhe prandaj gjithmonë duhet ta përfshini në ushqimet me të cilat keni vështirësi gjatë tretjes. Kanella - Ajo është gjithashtu shumë efektive për të thyer flluskat e gazrave.

Mos e kufizoni përdorimin e kanellës vetëm në ushqimet e njelmëta, lirisht shtoni edhe mishit të pulës pak kanellë. Kopra - Vetëm gjysmë luge e vogël me fara kopre është e mjaftueshme që ta shmangni këtë fenomen të pakëndshëm Telegrafi.


Fjalet kyqe : keshilla  ushqimi  cili  qeteson  stomakun  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare me forma trendafili
Speca jeshil turshi me gjiz
Marchmello