Ushqimet që parandalojnë kthimin e thartirës së lukthit
Ushqimet që parandalojnë kthimin e thartirës së lukthit

Ushqimet që parandalojnë kthimin e thartirës së lukthit

Kuzhint.com

Bollguri Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës.

Bollguri na ngopë, ndërsa nuk shkakton urth.

Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën.

Xhenxhefili : Nëse e konsumoni në sasi mesatare, xhenxhefili është njëri prej ushqimeve më të mirë për shuarjen e urthit.

Ai konsumohet për një kohë të gjatë si preparat kundër infeksioneve, si dhe si ilaç për probleme të tretjes.

Aloe vera : Aloe vera është e njohur si preparat natyror, e cila me sukses parandalon kthimin e thartirës nga lukthi.

Sallatat : Nëse ju mundon urthi ose nëse dëshironi të parandaloni shfaqjen e tij, gjatë vakteve hani edhe sallatë - gjithmonë.

Domatet dhe hudhrat në këtë rast nuk janë të dëshiruara, sikur që nuk janë djathi dhe salcat me yndyrë.

Salcat që janë nga pak të tharta dhe që përmbajnë yndyra mund të konsumohen, por në sasi të një luge të gjellës ose më pak.

Bananet janë një zamër e shkëlqyeshme, përmbajnë pH5, 6 dhe ato munden t’i hanë edhe ata të cilët vuajnë nga thartira e lukthit.

Por, rreth 1% prej atyre që kanë probleme me urthin mendojnë që bananet ua përkeqësojnë problemin.

Pra, duhet ta dini se diçka që u ndihmon të tjerëve nuk do të thotë që do t’ju ndihmojë edhe juve.

Pjepri përmban PH 6. 1 dhe mban mirë urthin nën kontroll.

Megjithatë, sikur edhe te bananet 1 deri në 2% të personave të cilët i mundon urthi duhet të shmangin pjeprat.

Shalqiri gjithashtu gjendet në mesin e ushqimeve të cilët parandalojnë kthimin e thartirës në ezofag.

Kopra përmban PH 6. 9 dhe është e shkëlqyeshme për ata persona që kanë probleme me kthimin e thartirës.

Si duket ajo përmirëson punën e lukthit.

Përdoreni në sallata dhe gjella me mish të pulës.

Mishi i pulës dhe i gjeldetit

Mishi i shpezëve është zgjedhje e mirë për njerëzit që kanë probleme me thartirë.

Mishi duhet të jetë i zier apo i pjekur por jo i fërguar në vaj.

Gjithashtu, duhet të mënjanoni lëkurën, e cila përmban tepër yndyrë.

Mishi i peshkut dhe frutat e detit

Mund të konsumohet i pjekur i zier ose nga skara, por assesi peshku nuk bën të jetë i fërguar në vaj.

Gaforret janë gjithashtu zgjedhje e mirë.

Më shumë perime, lulelakra, asparagu, bizelet dhe perimet e tjera të gjelbra shkëlqyeshëm shuajnë urthin.

Selinoja : Selinoja pothuajse nuk ka kalori.

Përmban një pjesë të madhe uji dhe qetëson lukthin.

Njëkohësisht shuan edhe apetitin.

Majdanozi : Për mijëra vjet majdanozi përdoret për probleme të tretjes dhe me arsye të mirë.

Kus-kusi dhe orizi (veçanërisht ai me ngjyrë kafeje) me sukses shuajnë urthin.

Karbohidratet në fakt janë një zgjedhje e mirë.


Fjalet kyqe : keshilla  ushqimet  parandalojne  kthimin  thartires  lukthit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Salat me avokada dhe domate
SPINAQI - SI PERBERES DHE VETET E TIJ
Lëngu i qepës ndihmon të luftoni smundjen e diabetit