Ushqimet fatsjellëse, që duhet të jenë mbi tavolinën e Vitit të Ri
Ushqimet fatsjellëse, që duhet të jenë mbi tavolinën e Vitit të Ri

Ushqimet fatsjellëse, që duhet të jenë mbi tavolinën e Vitit të Ri

Kuzhint.com

Përvec ushqimeve tradicionalë të vitit të ri në tryezën tuaj nuk dhet të mungojë edhe kjo listë ushqimesh:

1- Mishi I derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi I derrit simbolizon prosperitet.

Vecanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit e cila nuk duhet t'i mungojë tavolinës suaj.

Ajo simbolizon progresin.

Mishin e derrit mund ta konsumoni në të gjitha format e tij si proshutë, pancetë, rosto etj.

Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më I mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Provojeni!

3- Tavë me Peshk

Një tavë me peshkë nuk duhet ti mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave.

Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.

B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim.

Ecje përpara në jetët tuaja.

4- Thjerrëza

A e dini se cfarë simblizojnë thjerëzat?! Paratë! E kush nuk do donte të kishte më shumë para ne 2016-tën! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën Italiane madje kjo traditë daton që në kohën r omakëve.

5- Monedha e fshehur ne tortë

Në embëlsirën e vitit të ri mirë është të fshihni një monedhë.

Pjesëtarit të famijles suaj që do t'i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq nje dhëmb të thyer.

Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë.


Fjalet kyqe : keshilla  ushqimet  fatsjellese  duhet  jene  tavolinen  vitit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Makarona ne tav
Fasule turke
Tatli me bollgur