Ushqimet e para për foshnjën tuaj
Ushqimet e para për foshnjën tuaj

Ushqimet e para për foshnjën tuaj

Kuzhint.com

Mish, peshk, ëmbëlsira – ka shumë ushqime që e presin bebe tuaj.

Por për fillimin, zgjidhja më e mirë për beben tuaj që sapo ka filluar të hajë ushqime të ngurta janë produktet e thjeshta dhe të shëndetshme.

Foshnja juaj ka mbushur katër muaj: është koha për të përtypur! Pavarësisht se çfarë do t’i jepni, gjëja e parë që duhet të keni parasysh është që ushqimi i parë i foshnjës tuaj duhet të jetë shumë i butë dhe praktikisht të rrjedhë nga luga.

Nëse ju përgatitni ushqimin tuaj, ju duhet ta shtypni mirë, ta bëni pure dhe ta kulloni atë, dhe nëse ka nevojë të shtoni edhe lëngje.

Derisa foshnja juaj bëhet një ngrënës më me përvojë (zakonisht rreth muajit të gjashtë ose shtatë), gradualisht reduktojeni lëngun që i shtoni dhe trasheni përbërjen.

Kur t’i ofroni bebes tuaj ushqime të reja, pritni tre deri në pesë ditë para se t’i ofroni një ushqim tjetër të ri, për të parë nëse foshnja është alergjike në të parin.

Ja tre ushqimet e para me të cilat është mirë t’ia filloni fazës së ushqyerjes së ngurtë të bebes tuaj:

Drithëra - Për shumë vite, pureja e përbërë nga orizi, është konsideruar ushqimi më i mirë për të filluar, por sipas Akademisë Amerikanë të Pediatërve, cilido ushqim që tretet me lehtësi është i mirë për fillim.

Nëse ju filloni me pure drithërash, zgjidhni pure që përbëhet vetëm nga një lloj drithi (oriz, elb ose tërshërë), por lëreni mënjanë grurin, pasi mund të shkaktojë alergji te shumë foshnja.

Për të përgatitur, përzieni një sasi të vogël të puresë me formula (qumësht pluhur), qumësht gjiri, ose edhe ujë, për të krijuar një supë të trashë (krem supë).

Por e ëmbëlsoni shijen duke shtuar gjëra si banane ose molla të qullura, apo lëng frutash.

Nëse filloni duke joshur foshnjën me sheqer, ai së shpejti do të kërkojë që gjithçka që ju i jepni të jetë po aq e ëmbël.

Perime - Perimet janë të dobishme, kanë vlera ushqyese, dhe nuk kanë prirje për të shkaktuar alergji.

Filloni me produkte me ngjyrë të verdhë ose të portokalltë si patatet e ëmbla dhe karotat, para se të kaloni në ushqime me ngjyrë të gjelbra si fasule, që kanë një shije lehtësisht më të fuqishme.

Nëse foshnja juaj refuzon atë çfarë ju i jepni, përpiquni sërish nesër dhe ditën tjetër dhe tjetrën.

Disa foshnja kanë nevojë t’ua ofroni një ushqim për katër ose pesë herë, para se ta pranojnë, prandaj këmbëngulja është kyçe.

Frutat e pemëve - Frutat e para, të shijshme, të tretshme, përfshijnë bananet e qullura ose sos për bebe i përbërë nga molla, pjeshka ose dardha.

Përmbajuni frutave të paketuara të përgatitura veçanërisht për foshnja.

Ato janë krejtësisht natyrale, të ëmbla dhe punuara me kujdes për gojën e foshnjave. /Mjeku.

Net/


Fjalet kyqe : keshilla  ushqimet  para  foshnjen  tuaj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Receta e ditës | Ëmbëlsirë me portokall
Çokollatë me dredhëza
Si ti rrisni flokët me Hithër si dhe efektet kuruese të saj