Uiski tortë
Uiski tortë

Uiski tortë

Kuzhint.com

Për kore: 5 vezë, 100 gram sheqer, 100 gram miell, 1 sheqer-vanilje, 1 pluhur për pjekje, Për shurup: 130 ml uiski, 130 ml kafe të zezë të vluar, 2 lugë sheqer, Për fill: 500 ml ajkë të ëmbël, 2 lugë sheqer pluhur. Përgatitja: Ndani të bardhën nga i kuqi i vezës.

Ndamas rrahni të bardhën dhe shtojeni në enën ku paraprakisht e keni rrahur të kuqin e vezës me sheqer dhe sheqer- vanilje.

Shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje.

Me lugë druri duke përzier lehtë derisa të fitoni një masë homogjene.

Masën shtojeni në tepsinë e rrumbullakët të cilën e keni lyer më parë me vaj dhe spërkatë me miell.

Pjekeni në 180 gradë rreth 35 minuta.

Derisa korja pjeket, përgatitni shurupin.

Në enë përzieni uiskin dhe kafen e ftohtë të vluar.

Shtoni sheqerin dhe përzieni deri sa të tretet.

Koren e pjekur ftoheni dhe lageni me shurup.

Për fill rrahni ajkën e ëmbël me sheqerin pluhur.

Lyeni tortën me ajkën e ëmbël të rrahur dhe spërkateni me kakao. /femra. net/


Fjalet kyqe : embelsira  uiski  torte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Byrek i shpejt
Mufins me qepe dhe kaqkavall
Trileçe me ajk