
Truke për zierjen e perimeve
Kuzhint.compër të ruajtur ngjyrën e tyre natyrale dhe vlerat ushqimore
- Në tenxhere me kapak duhet të kemi ujë të bollshëm dhe të lihen në zjarr deri në pikën e vlimit (uji i kripur në 100oC).
- Perimet duhen prerë në copëza të vogla e të rregullta (kështu zierja bëhet më e shpejtë dhe uniforme).
- Hedhja e perimeve pak nga pak, në ujin që vlon (për të mos e ulur së tepërmi temperaturën e ujit që është në vlim).
- Të mos bëhet mbyllja me kapak (avulli që del nga zierja merr me vete qeliza ngjyruese, të cilat duke mbetur do të “ngjyrosnin” vetë perimet).
- Të hiqet me anën e një rrjete kulluese masa e perimeve të ziera dhe të kalohet drejtpërsëdrejti në një enë me ujë dhe akull për ftohje (ky veprim bllokon zierjen dhe oksidimin që i bëjnë perimet me ngjyrë të shëmtuar).
- Për konsum perimet mund të rihidhen për pak sekonda në ujë që vlon ose të skuqen në tigan apo edhe duke i shtuar në gjellën që është në përgatitje për t’u servirur e nxehtë (pas kalimit nxehtë-ftohtë perimet qëndrojnë më mirë edhe për një konsum të ardhshëm).
Living
Fjalet kyqe : keshilla truke zierjen perimeve
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me krem dhe kompot te mollave

Torte akullore
