Trileqe(video)
Trileqe(video)

Trileqe(video)

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

10 kokrra vezë, 10 lugë gjelle sheqer, 12 lugë gjelle miell, 500 ml qumësht panna (p. sh. hopla), 1 L qumesht kutie pluhur, 350 ml qumësht i kondensuar (psh: Vita apo Alpsko), 300 ml karamel i parapërgatitur, Pak vaj për tavën për pjekje dhe leter

Pregaditja e recetës :

Trileçe nga Erza Suka.

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të vecanta.

Ne nje enë qesim të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të trashet masa duke ia shtuar 5 lug sheqer, pastaj kesaj mase ia shtojmë të verdhat e vezeve me 5 lug sheqer të rrahura edhe ato më parë, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine.

Pasi të bashkohen masat shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qëllim që të mos e humbasim volumin (gjithmon me tel kuzhine).

Tavën për pjekje e lyejme me pak vaj dhe ia shtrojm nje leter per pjekje dhe pastaj e hedhim në tave (tepsi) masen e përgatitur dhe e pjekim në furrë të paranxehur në 200 gradë dhe pasi të jetë pjekur e ulim temperaturen e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 5 min të tjera.

Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumshëtin në një enë për përzierje dhe shtojmë qumshtin e kutisë.

I përziejmderisa të tretet qumështi Më pas shtojmë qumështin panna (Hopla) dhe masa është gati.

E heqim pandispanjen nga furra dhe e lemë të ftohet pak duke ia jek letren qe ia kemi shtru pastaj nje pjes te masea se pregaditur nga qumshti e qesim ne tepsi ku mbi te vendosim pandispanjen e pjekur dhe pastaj prap mbi te e qesim tere qumshtin duke e shpernda ne tere siperfaqen e tortes dhe e leme deri sa ta pije torta qumshtin.

Pastaj e lyejmë sipër me karamelin e parapërgatitur ose te gateshem dhe e lëmë të ftohet dhe e presim në forma si të dëshirojmë.

Shiko videon se si gatuahet!


Fjalet kyqe : embelsira  trilece  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallam çokollate
Hajvar alla turkë për mëngjeset e dimrit
Rolle me mishë viqi të mbushur me omletë