
Trileqe nga ne
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
10 kokrra vezë, 10 lugë gjelle sheqer, 12 lugë gjelle miellë , 500 ml qumësht panna ( hopla), 1 L qumesht pluhur per embelsira, 350 ml qumësht i kondensuar , 300 ml karamel i parapërgatitur, Pak vaj për tavën për pjekje dhe leterPregaditja e recetës :
Trileqe e pergatitur nga ne
Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të vecanta.
Ne nje enë qesim të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të trashet masa duke ia shtuar 5 lug sheqer, pastaj kesaj mase ia shtojmë të verdhat e vezeve me 5 lug sheqer të rrahura edhe ato më parë, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine.
Pasi të bashkohen masat shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qëllim që të mos e humbasim volumin (gjithmon me tel kuzhine).
Tavën për pjekje e lyejme me pak vaj dhe ia shtrojm nje leter per pjekje dhe pastaj e hedhim në tave (tepsi) masen e përgatitur dhe e pjekim në furrë të paranxehur në 190 gradë dhe pasi të jetë pjekur e ulim temperaturen e furrës në 170 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 5 min të tjera.
Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumshëtin në një enë për përzierje dhe shtojmë qumshtin e kutisë.
I përziejmderisa të tretet qumështi Më pas shtojmë qumështin panna (Hopla) dhe masa është gati.
E heqim pandispanjen nga furra dhe e lemë të ftohet pak duke ia jek letren qe ia kemi shtru pastaj nje pjes te masea se pregaditur nga qumshti e qesim ne tepsi ku mbi te vendosim pandispanjen e pjekur dhe pastaj prap mbi te e qesim tere qumshtin duke e shpernda ne tere siperfaqen e tortes dhe e leme deri sa ta pije torta qumshtin.
Pastaj e lyejmë sipër me karamelin e parapërgatitur ose te gateshem dhe e lëmë të ftohet dhe e presim në forma si të dëshirojmë.
Fjalet kyqe : embelsira trileqe tegatuajm
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Tortë me çokollatë dhe kokos

Peta të mbushura me proshut dhe djathë
