Trileçe me ndryshe
Trileçe me ndryshe

Trileçe me ndryshe

Kuzhint.com

Perberesit :

  • 1 e 1/4 filxhane caji mell
  • 1 luge caji pluhur pjekes
  • 1 filxhan caji sheqer
  • 1/3 filxhan caji vaj
  • 5 veze
  • 2 luge caji vanilje
  • 1 e 1/2 filxhana caji qumesht te zakonshem
  • 1 filxhan caji qumesht te kondensuar
  • 1 e 3/4 filxhana caji pana
  • 1 luge gjelle rum
  • pak fare kripe

Pergatitja :

Ne nje ene perziejme miellin, pluhurin pjekes dhe kripen.

Ne nje tas tjeter, perziejme vajin sheqerin dhe vaniljen.

Shtojme gjithashtu vezet ( nje nga nje ) deri sa te jene perzier mire.

Shtojme gjysem filxhani qumesht dhe ngadale e hedhim tek masa e miellit.

E hedhim tere perzierjen ne nje tave dhe e pjekim per 30-40 minuta ne 180 grad C.

Pasi te piqet mire e heikim na tepsia dhe e vendosim ne nje pjatance me ane te ngritura.

E shpojme kekun ne 20-30 vende me pirundhe e veme te ftohet ne frigorifer per nja 30 minuta.

Ne nje ene tjeter rrahim 1 filxhan qumesht te zakonshem, 1 filxhan qumesht te kondensuar, 1 filxhan pana dhe rum.

Ngadale e hedhim kete mase mbi kekun.

E leme ne frigorifer edhe per 1 ore tjeter duke e shtypur me luge her pas here, ne menyre qe keku te thithe qumeshtin.

Ne nje tas perziejme 3/4 filxhani pana, 1 luge caji vanilje dhe 1 luge gjelle sheqer.

E rrahim deri sa te krijohet nje mase e njetrajtshme e me te lyejme siperfaqen e kekut.

E sperkasim me kanelle.


Fjalet kyqe : embelsira  trileqe  ndryshe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Këshille : flisni ngadalë, bëni pyetje dhe të gjithë do të dëgjoj
Sodanik
Tortilla ne furre