Trileçe me karamel
Trileçe me karamel

Trileçe me karamel

Kuzhint.com

Perbersit : 6 copë vezë, 150 g sheqer, 150 g miell, 1 / 2 Pako pluhur pjekje

Perbersit shtese :Ajke (krem panna) 500ml, qumësht 800 ml,

Sheqer 6 luge gjelle, karamel.

Përgatitje : Ne fillim rrahim te bardhat e vezeve me sheqer (150gr) deri sa te behen nje shkum si dëborë dhe ngadalë shtojme te verdhat e vezëve, një nga një.

Perziejme miellin me pluhurin per pjekje dhe duke e perzier tani me lugë ngadal ia qesim vezëve te rrahura.

Masen e fituar e qesim ne nje tepsi me diameter 20x30cm dhe te shtruar me letër pjekje.

Te pjeket ne temperatur 200 Grad 20 minuta.

Pasi te pjeket pandispanja e lem qe të ftohet, ia largojme letren dhe e shpojme me thike ose piru disa here ne tere siperfaqen.

Ne tepsi se pari e qesim ajken (krem panna) pastaj siper e vendosim pandispanjen.

Në qumështin e perziejme me 6 luge gjelle sheqer dhe pasi te tretet sheqeri mire e derdhim ne tere siperfaqen e pandispanjes.

Tortën e lem qe të ftohet derisa te kete pire tere qumështin.

Hedhim karamel siper tortes kur ta sherbeni.


Fjalet kyqe : embelsira  trileqe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tatli e shpejt dhe e leht  nga Ramize Berisha Dierkes
Pogaqe me djathë dhe spinaqë
Bavette me karkaleca