Trileçe e derguar nga nje fanes
Trileçe e derguar nga nje fanes

Trileçe e derguar nga nje fanes

Kuzhint.com

Per pandispanjen:

– 250gr miell 00

– 400gr sheqer pluhur

– 6 veze te medha (te ndara te bardhat nga te verdhat)

– 10gr pluhur pjekes

– 5gr vanilje

– 125ml qumesht te plote

– pak gjalp

Per kremin me qumesht:

– 350gr qumesht pluhur

– 240ml qumesht i kondesuar

– 240ml pana per embelsira

– rum (fakultative)

Pregatitja e kekut:

Ngrohim paraprakisht furren ne 180 grade celcius.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket ose katrore dhe e leme ne nje ane (23cm X 33cm).

Ne nje tas rrahim te bardhat e vezeve me shpejtesi te ulet derisa te formohet nje krem i bute.

Shtojme sheqerin gradualisht dhe vazhdojme rrahjen derisa te formohet nje mase kompakte dhe e qendrueshme.

Shtojme nje te verdhe veze dhe e rrahim mire derisa te bashkohet me kremin e te bardhave dhe te njejten gje bejme edhe me te verdhat e tjera.

Gjithashtu shtojme dalengadale miellin, pluhurin pjekes dhe qumeshtin duke vazhduar rrahjen (e bejme shpejt qe perberja te mos humbasi volumin).

Shtojme vaniljen.

E fusim ne furre dhe e pjekim derisa keku te marre nje siperfaqe te arte, per rreth 25 minuta.

Pregatitja e kremit me qumesht:

Ne nje tas tjeter rrahim qumeshtin pluhur, qumeshtin e kondesuar dhe panen me shpejtesi te larte.

E heqim kekun nga furra dhe kur te jete akoma i ngrohte derdhim kremin me qumesht mbi te.

E leme te pushoje dhe te ftohet ne temperature dhome.

Me pas e mbulojme me nje leter transparente dhe e fusim ne frigorifere derisa te ftohet plotesisht, minimumi 4 ore ose gjithe naten.

Si perfundim, pregatisim salcen me karamel, receten e se ciles e gjeni ketu dhe ia

hedhim siper tres leches pasi te jete ftohur plotesisht.


Fjalet kyqe : embelsira  trileqe  derguar  fanes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir me shije te ndryshme
8 shenja që bebi juaj është sëmurë
Fëmija juaj belbëzon