Torte Tunel
Torte Tunel

Torte Tunel

Kuzhint.com

Përbërësit për pandispanjën e bardhë: 6 të bardha vezësh 6 lugë sheqer 5 lugë miell 1/2 filxhan te vogël kafeje me vaj pak lëvore limoni Përbërësit për pandispanjën e kaftë: 5 vezë 5 lugë sheqer 5 lugë arra të bluara 2 lugë miell Përbërësit për fillin e verdhë: 6 të verdha vezësh 6 lugë sheqer 6 lugë miell 6dcl qumësht 250 gr margarin 1 kese vanil sheqer Përbërësit për fillin e kaftë: 2 dcl qumësht 8 lugë sheqer 2 lugë kako 100 gr qokoladë 125 gr margarin 100 gr arra të bluara 100 gr arra të grimcuara 200 gr biskota të bluara pak rum Për glazurë: 200 gr qokoladë Përgatitja: Tunden të bardhat e vezëve me sheqer, i shtohet mielli vaji dhe lëvorja e limonit.

Qitet në tepsi katrore te shtruar me letër të yndyrshme dhe e ndarë përgjysmë me një shirit kartoni. Pastaj perzihen përbërësit për pandispanjën e kaftë dhe qiten në gjysmen tjetër të tepsisë. Piqet në temperaturë 200*C. Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer, shtohet mielli përzihet mirë dhe hidhet në qumësht të vakët duke u përzier vazhdimisht deri sa të vlojë. Kur të trashet e largojmë nga zjarri.

Pasi të ftohet pak i shtojmë margarinën dhe sheqerin vanilje.

Te gjitha përzihen mirë dhe lihen anash. Pergatisim fillim e kaftë.

Në qumështin të nxehtë qitet sheqeri, kakoja, qokolada e grimcuar, margarina e prerë në copa, arrat e bluara dhe arrat e grimcuara, biskotat e bluar dhe rumi. Përzihen mirë. Fillojmë renditjen: Fillimisht fillin e kaftë e qesim në mes të tepsisë katrore duke i dhene formën e sallamit.

Lyhet me nje pjese të fillit të verdhë.

Mbulohet me ppandispanjën e bardhë të spërkatur me pak qumësht. Përsëri lyhet me fillin e verdhë.

Sipër i qitet pandispanja e kaftë të spërkatur me lëng portokalli ose me rum.

Përsëri lyhet me fillin e verdhë.

Pasi të ftohet mirë e lyejmë permbi me glazurë qokolade të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  tunel  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Role me krepa dhe banane
Torte me form shahu
Omlet me kungullesh