TORTE PER DITLINDJE TE GJYSHERVE TAN
TORTE PER DITLINDJE TE GJYSHERVE TAN

TORTE PER DITLINDJE TE GJYSHERVE TAN

Kuzhint.com

Përbërësit për pandispanjë: 10 vezë, 10 lugë sheqer, 10 lugë arra të bluara, 8 lugë miell. Kremi: 200 gr gjalpë të zbutur, 3 vezë, 1 filxhanë kafeje qumësht, 250 gr arra të bluara, 3 lugë miell, 1/4 lit qumësht, 1/4 kg sheqer, lëng portokalli, pak rum. Tunden të verdhat e vezëve me 10 lugë sheqer.

Veçan tunden të bardhat e vezëve gjersa të fryhen, pastaj bashkohen me të verdhat duke i përzier me lugë deri sa masa të kompaktsohet. Shtohen arrat e bluara, mielli dhe lëvorja e limonit e kaluar në rende. Të gjitha përzihen me lugë derisa të krijohet një masë e njëllojtë, pastaj masa derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 180* C dhe sa të futet në furrë, ulet temp. në në 170 *C, për t’u pjekur për afro 40-45 minuta. Pas pjekjes, qëndron në furrë të mbyllur gjersa të ftohet. Pandispanja pritet horizontalisht në tri pjesë. (ose nga brumi i përgaditur përgaditen 3 kore pandispanje). Për fillin duhet tundur në avull 3 të verdhat e vezëve duke ia shtuar gradualisht edhe qumështin. Pasi të zbardhen vezët, shtohen 200 gr gjalpë dhe vazhdon tundja gjersa masa të trashet. Shtohen dhe përzihen me lugë 250 gr arra të bluara. Veçan zihet kremi nga lit qumësht, 3 lugë miell dhe sheqer.

Sa të ftohen kremrat, bashkohen. Shtohet edhe marenga e tundur nga 3 të bardhat e vezëve, përzihet me kujdes gjersa të krijohet një masë e njëllojtë. Koret e prera spërkaten me lëng portokalli dhe rum, pastaj lyhen me krem dhe palosen njëra mbi tjetrën. Torta lyhet me të njëjtin krem mbi dhe anash dhe zbukurohet sipas deshires. Ju beft mire!!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  ditlindje  gjysherve  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Peshku me patate dhe karota
Gjel deti me brokoli dhe speca
   Siç duket, vezët mund edhe të "ç’zihen"