Torte me vishnje
Torte me vishnje

Torte me vishnje

Kuzhint.com

Perbersit 5 veze 150 gr sheqer 200 gr miell 3 luge kakao 200 ml qumesht 100 ml vaj ˝ pluhur paste 1 luge cimet(kanelle) 1 sheqer vanile Perbetsit per kremin ; 700 ml qumesht 150 gr sheqer pak nngjyr me arom vishnje 1 sheqer vanile 6 luge griz( bollgur), ermik 100 gr kokos 300 gr vishnje Pergaditja; Rrahen vezet me sheqer derisa te zbardhet masa, pastaj shtohet mielli i perzier me kakao dhe pluhurin per pjekje. Pastaj shtohet vaji dhe qumshti krejt gradualisht duke e perzier me shpejtesi te ngadalshme dhe ne fund I shtohen edhe aromat cimeti dhe sheqer vanilja. Gjysma e kesaj mase qitet ne kallep te lyer me yndyre dhe te mbuluar me leter per pjekje ne madhesi prej 20 x 30 cm. Pastaj futet ne furre qe vetem te formoj kore dhe gjate kesaj kohe pergaditet kremi. Qumshtin e qesim te vloje me sheqer dhe sheqer vanile. Pastaj ne qumshtin vale shtojme grizin duke e perzier vazhdimisht qe mos te na behen kokrra dhe njeheresh qesim edhe kokosin. Kremi trashet shpejte dhe e nxjerrim nga furra taven me gjysmen e pjeses se pandispanjes dhe e shtrijme kremin e bardhe mbi te dhe menjehere vendosim vishnjet dhe permbi qesim pjesen e mbetur te brumit te pandispanjes. Keshte u kthejme prap ne furre te nxehte dhe e pjekim edhe per 35-40 minuta apo ta vertetojme me rremojce pjekjen. Pastaj e mbulojme me kakao pluhur dhe pasi i prejme katroret i servojme. Ne vend te vishnjeve mund te perdorni edhe fruta tjera sipas preferences suaj, mund te perdorni mjeder, manaferra etj me udhezim te njejte gati mi. Ju beft mire!!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  vishnje  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Revani me nisheste
Kek i shpejt me kakao
Pite luledielli me spinaq