Torte me shum shije
Torte me shum shije

Torte me shum shije

Kuzhint.com

Përbërësit: 4 ve 4 lugë sheqer 1 lugë miell 7 lugë arra Sherbeti: 1 filxhan kafe të zier Filli: 150 gr keksa të bluar 250 gr arra të bluara 2 dcl koka kollë 250 gr margarin 200 gr sheqer pluhur 100 gr qokolatë e shkrirë 250 ml ajkë e ëmbël(hoplla) Përgatitja: Rrahim të bardhët e vezëve pastaj i shtojmë sheqerin dhe i rrahim përsëri deri sa të trashen. Pastaj i shtojmë të kuqt e vezëve, arrat dhe miellin dhe i përziejmë mirë.

I qesim në tepsi 22cm dhe e pjekim 20-25 minuta në temperaturë 180*C. Ziejmë 1 filxhan kafe, e kullojmë dhe me këtë spërkasim embelsirën e ftohur. keksat e bluar dhe arrat i përziejmë me koka kollë në një enë.

Në një enë tjetër rrahim margarinën me mikser dhe e përziejmë me sheqerin pluhur pastaj e përziejmë me keksat qe i kemi përzier me koka kollë. Këtë masë e ndajmë në dy pjesë dhe njërës pjesë i shtojmë qokoladën e shkrirë. Pjesën pa qokoladë e shtrijmë mbi petën e pjekur, pastaj qesim pjesen e errët me qokoladë.

E shtijmë në frigorifer që të ftohet.

Rrahim ajkën me mikser deri sa të trashet dhe e lyejmë embëlsirën përmbi.

E zbukurojmë me zhele bombone. Ju beft mire!!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shum  shije  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me qokollad dhe kokos
Role pule
Supë me spinaq, makarona dhe fasule