Torte me rende me limon
Torte me rende me limon

Torte me rende me limon

Kuzhint.com

Perberesit:

*4 Vezë,

*0. 04 gr Kripë,

*150 gr Sheqer,

*80 gr Miellë,

*80 gr Niseshte,

*2 Luge qaji pecivë,

*50 gr Gjalpë,

*6 Luge gjelle leng portokalli,

*Nje limon.

Përbërsit për krem:

*750 ml Ajke,

*2 Pako sheqer vanille,

*1 Pako shllag me shije vanille,

*50 gr sheqer.

Për dekorim: kokos.

Pergaditja:

Marrim nje tepsi 26 cm e mbulojme me leter per pjekje ndersa rrethin e saj e lyejme me gjalp ose margarine.

Furren e nxehim ne 190 Grad.

Ndajme vezet.

Te bardhat e vezeve i rrahim me mikser me kripen dhe pastaj ia shtojme 75 gr sheqer dhe e rrahim me mikser deri sa te tretet sheqeri.

Deri ne perdorimin e mases e vendosim njehere ne frigorifer te qendroj.

Rrahim te verdhat e vezeve me 75 gr sheqer te mbetur.

Bashkojme miellin, niseshten dhe peciven dhe se bashku me gjalpin e hedhim te masa me vezet dhe e rrahim me mikser deri sa te bashkohen mire perberesit dhe ne fund ia hedhim te bardhat e vezeve te rrahura.

E perzim masen me kujdes dhe e derdhim ne tepsi.

E rrafshojme mire masen dhe e vendosim ne furre te pjeker 25 minuta.

Pasi te pjeket e largojme nga furra dhe e lem te ftohet.

Kur te jete ftohur mire e presim pandispanjen ne tre pjese te barabarta ne menyre horizontale.

Limonin e pastrojme me uje te nxehte.

Levoren e saj e gerryejme (2 luge qaji levore te limonit i lem anasht) pastaj e shtrydhim limonin dhe nga ai marrim 9 luge gjelle leng. 6 Luge gjelle leng limoni i perziejme me lengun e portokallit dhe me kete i sperkasim petet e prera.

Rrahim me mikser ajken, sheqer vanillen dhe shllagun.

Pasi te trashet kremi ne fund ia shtojme levoren e limonit si dhe sheqerin pluhur.

Vendosim njeren pete te pandispanjen ne nje pjate te rumbullaket dhe e lyejme me kremin Pasi te mbarojme me lyerjen e petes e vendosim siper peten e dyte.

E lyejme edhe peten e dyte me kremin dhe ne fund ia vendosim peten e fundit te mbetur.

Me kremin e mbetur lyejme tere torten dhe e dekorojme me kokos.

Te qendroje ne frigorifer s'paku nje ore.

Burimi:kuechengoetter. de

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook tegatuajm. c


Fjalet kyqe : embelsira  torte  rende  limon  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me kikirika
Fileto viçi me tre salca
Pse duhet të hani fasule