Torte me qokollad
Torte me qokollad

Torte me qokollad

Kuzhint.com

Përbërësit për petën: 150 gr margarin 6 ve 150 gr qokoladë kuzhine 150 gr sheqer pluhur 150 gr miell 1 pluhur për pjekurina 3 lugë qumësht 1 lugë ujë Për fillin: 150 gr marmeladë kajsie Glazura: 150 gr qokoladë 50 gr margarin 3 lugë ujë 3 lugë sheqer 2 lugë vaj Përgatitja: Shkrijmë qokoladën me një lugë ujë në temperaturë të ulët.

Pastaj shtojmë margarinën dhe përziejmë deri sa të shkrihet margarina. Ndajmë të kuqet e vezëve dhe i rrahim me sheqer pluhur. Kur të trashen i shtojmë qokoladën e shkrirë.

Të bardhat e vezëve i rrahim deri sa të formohet shkumë. Pastaj i shtojmë miellin dhe e përziejmë ngadal me lugë(jo me mikser).

Përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.

Këtë masë e përziejmë me masën me qokoladë.

E qesim në tepsi dhe e pjekim rreth 25 minuta në 180*C.

Kur të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lejmë që të ftohet 10-15 minuta.

Pastaj e lagim me 3 lugë qumësht të ngrohtë. E prejmë petën horizontalisht dhe e leyjmë me marmeladën e kajsive të përzier me rum dhe të ngrohur pak. Glazura: Nxejmë ujin me sheqer dhe i shtojmë qokoladën e coptuar dhe margarinën.

Përziejmë mirë deri sa të shkrihet qokolada. E largojë nga zjarri dhe i shtojmë 2 lugë vaj.

Me këtë e lyejmë tortën përmbi.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  qokollad  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kek laraman
Lasagne me keksa (torte me keksa)
Sup me peshk salmon