Torte me portokall
Torte me portokall

Torte me portokall

Kuzhint.com

Përbërsit:

10 lugë të supës sheqer,

10 lugë të supës qumshtë,

10 lugë të supës vaj,

10 lugë të supës miell,

1 pecivë, 4 vezë.

Për fillin:

2 portokalla (të ngrirë),

1 litër ujë,

200 gr. sheqer,

1 sheqer vanille,

3 pudinga të vanillës.

Për glazurë(shtresa siper):

200 gr. qokollatë për ëmbëlsirë,

2 lugë të supës vaj,

3 lugë të supës qumshtë.

Përgatitja:

Së pari rrahim vezët me sheqer, kur masa të dyfishohet shtojm qumështin, vajin, miellin dhe pecivën.

Qesim në tepsi katrore të thellë dhe pjekim në 200 gradë celsius.

Fillojm ta pregadisim fillin.

Portokajt grihen me rende ashtu të ngrirë (shumë holl), qitet uji në tenxhere të valojë me sheqer pastaj hidhen portokajt e grirë ku lihen të zihen për 10 minuta, përgaditet pudinga me pak ujë të ftohtë dhe hidhet në tenxhere me portokaj.

Përzihet mirë deri sa të dendësohet masa, largohet nga zjarri dhe pas pak hidhet mbi pandispanjën e përgatitur më parë ashtu e nxehtë.

Lihet të ftohet për një orë në frigorifer pastaj ja qesim përmbi qokollatën të shkrirë në banjomari (mbi avull).

Pasi të ftohet pritet në kube të vogla,

Shërbehet pasi të ftohet mirë.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  portokall  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e shijshme me lajthi
Rrushi i thatë i mirë për shëndetin
Biskota me hurma