Torte me mascarpone,qershia,ajke dhe corn flakes
Torte me mascarpone,qershia,ajke dhe corn flakes

Torte me mascarpone,qershia,ajke dhe corn flakes

Kuzhint.com

Perberesit:

100 gr Cokolate e zeze,

150 gr Cokolate me qumesht,

50 gr Bajame te prera per se gjati,

75 gr Corn Flakes,

9 Fleta xhelatine,

500 gr Mascarpone,

500 gr Gjize,

1 Pako sheqer vanille,

125 gr Sheqer,

3 Banane,,

4 Luge gjelle leng limoni

720 ml Qershia te konservuara (kompot),

250 ml Ajke,

30 gr Niseshte.

Pergaditja:

Per pjesen baze te tortes cokolaten e coptojme dhe e shkrim mbi nje enet te mbushur me uje te nxeht.

Bajamet dhe corn flakes i bejme bashke dhe ia hedhim cokolaten e shkrire duke e perzier me kujdes.

Marrim nje tepsi 26 cm e lyejm me vaje dhe masen e hedhim aty duke e shtrire ne pjesen e poshtme te tepsise.

E lem 1 ore te ftohet.

Xhelatinen e zbutim ne uje te ftohet.

Mascarponen, gjizen, sheqer vanillen dhe 100 gr sheqer e perzim.

Banane ia largojme levoren dhe se bashku me lengun e limonit i bejme pure dhe puren e hedhim te masa me gjize.

Rrahim me mikser ajken.

Xhelatinen e shtypim me duar dhe e shkrim ne nje ene te vendosur mbi zjarre ia hedhim 5 luge gjelle nga masa me gjizen e perzime mire dhe kete mase e bejme bashke me masen me gjizen.

Ia hedhim edhe ajken e rrahur e perzim mire.

Kremin e hedhim mbi peten qe kemi vendosur ne tepsi dhe e rrafshojme siperfaqen.

E lem te ftohet per 3 ore.

Qershiat i kullojme me kullojse.

Lengun e tyre e hedhim ne nje tenxhere dhe e vendosim ne zjarre qe te vloje.

Marrim 5 luge leng qershie e perzim me niseshte dhe sheqerin dhe e hedhim ne tenxhere duke e perzier vazhdimisht qe te mos ngjitet per 1 minute.

E largojme nga zjarri ia shtojme edhe qershiat dhe e lem te ftohet duke e perzier disa here.

Pasi te ftohet e hedhim siper mases me gjizen dhe e lem 2 ore te ftohet. lecker. de


Fjalet kyqe : embelsira  torte  mascarpone  qershia  ajke  corn  flakes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Krem supe me patate
Kofneve (petulla) te mbushura me djathe dhe spinaqe
Biskota me kakao dhe kokos