Torte me mandarina dhe ajke (kreme panna)
Torte me mandarina dhe ajke (kreme panna)

Torte me mandarina dhe ajke (kreme panna)

Kuzhint.com

Perberesit per brumin:

3/4 Gote vaje,

2 Gota sheqer,

1 Pako sheqer vanille,

3 Gota miell,

1 Pako pecive,

1 Gote uje,

Perberesit per kremin:

5 Kanaqe mandarina (kompot i gateshme),

2 Pako Tortenguss (zevendesim niseshte, pako Tortenguss ka 12 gr),

500 ml Ajke (kreme panna),

2 Pako sheqer vanille,

2 Pako perforcues per ajken (zevendesim nje pako shllag),

2 Gota schmand,

6 Biskota per tiramisu,

2 Luge gjelle sheqer,

1maj luge qaj kanell,

Pergaditja:

Per brumin rrahim vezet me mikser pastaj ia shtojme sheqerin, sheqer vanillen dhe vajin.

Miellin e perzim me peciven dhe e shtojme te masa me vezet e rrahura dhe ne fund ia shtojme edhe ujin.

Perzim mase mire dhe e derdhim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.

Tepsi te jete e rrumbullaket qe ju largohet rrethi.

Te pjeket ne temperatur 200 Grad per 15-20 minuta.

Marrim kanaqet me mandarina i kullojme lengun ia marrim.

Mandarinat e kulluara i shperndajme ne tere siperfaqen e tortes se ftohur.

Lengun e mandarinave e pergadisim me Tortenguss sipas udhezimeve qe shenojne ne pako ose niseshten e

perzini mire me lengun e mandarinave dhe e vendoseni ne zjarre deri sa te trashet masa pastaj e largoni e

leni pak te ftohet dhe e hedheni siper mandarinave qe kemi renditur mbi torte.

Rrahim ajken.

Pastaj ia shtojme sheqer vanillen dhe perforcuesin per ajken (ose nje pako shllag me shije vanille).

Ia shtojme edhe schmand-in me kujdes ajkes se rrahur dhe ne fund tere kremin e

hedhim siper tortes duke e mbuluar mire tere siperfaqen e saj.

Biskotat per tiramisu i bluajme shume imet dhe i perzim me kanellen dhe sheqerin.

Dhe kete perzierje e shperndajme siper tortes duke ia mbluar tere pjesen e siperme tortes.

Te servohet torta e ftohet. (Pasi te jete ftohur mire torta mundeni tia largoni rrethin)


Fjalet kyqe : embelsira  torte  mandarina  ajke  kreme  panna  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pite me mish të grirë
Bukë e zezë me miellë integral
 Flegra buke me hudher te skuqura ne vaj