Torte me malina dhe grize
Torte me malina dhe grize

Torte me malina dhe grize

Kuzhint.com

Perberesit:

600 ml Qumesht,

500 gr Malina te fresketa,

300 ml uje,

200 ml Leng molle,

150 gr Jogurt,

100 gr Miell,

75 gr Sheqer pluhur,

40 gr Buter,

20 gr Kakao,

2 Pako pluhur grize (nga dr. oetker),

1 Pako sheqer vanille,

2 Pako Tortenguss te kuqe (Torten fix),

4 Luge gjelle sheqer,

2 Luge gjelle marmelad maline,

2 Luge qaji peciv.

Pergaditja:

Furren e nxehim ne 180 Grad.

Per brumin rrahim buterin me sheqer pluhur dhe sheqer vanille.

Pastaj vezet ia shtojme nje nga nje duke e rrahur vazhdimisht.

Miellin e perzim me peciven, kakaon dhe e qesim te masa me vezet.

Brumin e derdhim ne tepsi 26 cm te lyer me vaj dhe e vendosim ne furre te pjeket per 20 minuta pastaj e largojme nga furra dhe e lem te ftohet.

Pakot me pluhur grize i pergadisim sipas udhezimeve qe shenojne ne pako vetem qe ne rastin tone e ziejm me 600 ml qumesht per 5 minuta pastaj e lem te ftohet dhe ia hedhim jogurtin.

E perzime masen me grize mire.

Peten e pandispanjes e vendosim ne nje tepsi qe ju largohet rrethi dhe siper ia qesim masen me grize duke e mbuluar tere siperfaqen e petes dhe e lem 2 ore ne frigorifer te ftohet.

Tortenguss(Torten fix) se bashku me lengun e molles, sheqerin dhe ujin i hedhim ne tenxhere i perzim dhe e vendosim mbi zjarre per te vluar deri sa te trashet masa duke e perzier me tel kuzhine vazhdimisht.

E qesim masem mbi shtresen me grize dhe siper ia vendosim malinat.

Te qendroje edhe disa ore ne frigorifer torta qe te ftohet mire pastaj te servohet. cookarella. de


Fjalet kyqe : embelsira  torte  malina  grize  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si gatuhet brumi Sfoljat
Pastrimi i peshkut disa këshilla të vlefshme
MUFINS ME COKOLLATE