Torte me limon (cheesecake)
Torte me limon (cheesecake)

Torte me limon (cheesecake)

Kuzhint.com

Perberesit per shtresen e poshtme te tortes:

100 gr Gjalp (Butter)

200 gr Keksa

Perberesit per mbushjen:

Nje limon8 Fleta Gjelatine750 gr Gjize (Quark,

Philadephia)50 gr Sheqer2 Pako sheqer vanille250 ml Ajke

150 ml Shirup nga limoni (te gatshem ose te pergaditur ne kushte shtepie: i hedh ne nje ene 240 gr Sheqer, nje pako sheqer vanille, 200 ml leng limoni, 100 ml uje dhe i vendos mbi zjarre te zihet 4-5 minuta pastaj e largon nga zjarri dhe e le te ftohet mire)Per shtresen siper mbushjen ju duhen:

Nje pako Tortenguss 100 ml Shirup limoni150 ml Uje

Pergaditja:

Marrim nje tepsi me permasa 25x25 cm dhe e mbulojme fundit e tepsise me leter per pjekje. Shkrim gjalpin ndersa keksa i coptojme.

I bashkojme perberesit dhe i hedhim ne tepsi duke formuar nje shtrese te barabarte. Vendosim tepsi ne frigorifer 20 minuta. Per mbushjen pastrojme limonin mire dhe ia grryejme levoren.

Pastaj shtrydhim limoni dhe ia marrim lengun. Gjelatinen e pergadisim sipas udhezimeve qe shenojne ne pako.

Gjizen, sheqerin, sheqer vanillen, levoren e limonit, lengun e limonit dhe 100 ml shirup limoni i hedhim ne nje ene dhe i perziejme me tel kuzhine.

Ia shtojme me kujdes gjelatinen e pergaditur sipas udhezimeve qe shkruan ne pako duke e perzier vazhdimisht ne menyre qe te mos formoj copa te forta dhe krejt ne fund ia shtojme edhe ajken e rrahur.

Bashkojme mire perberesit dhe masen e pergaditur e derdhim ne tepsi ku ndodhet shtresa nga keksat. Rrafshojme mire masen dhe e vendosim ne frigorifer 2 ore.

Per shtresen e fundit marrim pakon e Tortenguss, shirupin e limonit te mbetur, ujin i hedhim ne nje tenxhere te vogel dhe e vendosim mbi zjarre deri sa te trashet masa pastaj e largojme nga zjarri dhe e lem te ftohet mire.

Krejt ne fund me ane te nje luges e hedhim siper tortes.

Torten e lem edhe 30 minuta ne frigorifer pastaj eshte e gatshme per servim. Dekorin e tortes e bejme me feta nga limoni.

Prerjen beni sipas deshires.

Torte e pergaditur nga Tegatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  limon  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me rende nga Lulja La
Kjo është shtatezëna që ka ngrëni sapun
Pite luledielli me spinaq