Torte me krem qershie
Torte me krem qershie

Torte me krem qershie

Kuzhint.com

Perberesit per pandispanjen:

4 Veze, 3 Gota te qajit sheqer, 1Gote qaji uje te thjesht, 1Gote qaji vaj, 3 lug kokos, 3 Gota qaji miellë, 1 Pako sheqer vanille, 1 Pako pecive.

Perberesit per pudingun:

800-900 ml Qumesht, 2 Pako pluhur pudinge me shije vanille, 4 Luge gjelle sheqer.

Perberesit per kremin me qershia:

680 ml Kompot qershiave, 2 Tortenguss ose 25 gr niseshte.

Perberes shtese:Nje gote qumesht,

Kokos, 100-150 gr Margarin, 200 ml krem pana.

Pergaditja:

Marrim nje tepsi te rrumbullaket ose katrore qe ju largohet rrethi.

Rrahim se pari vezet pastaj shtojme sheqerin si dhe vajin e ujin.

Pastaj kokosin dhe perbersit e tjere te mbetur ia shtojm kremit nga vezet.

Masen e fituar e qesim ne tepsi.

Te piqet ne temperatur 180 Grad.

Pasi te jete pjekur ashtu te nxeht ia derdhim ne gjithe siperfaqen e pandispanjes nje gote uji qumesht.

Pastaj e lem te ftohet torta.

Kullojme qershiat ndersa lengun e tyre e qesim ne tenxhere e perzime me niseshten duke ia shtuar edhe 100 ml uje.

E vendosim mbi zjarre te vloje te perzihet vazhdimisht masa deri sa te trashet masa pastaj ia shtojme edhe qershiat dhe e largojme nga zjarri. nese nuk eshte trashur akoma treteni edhe pak niseshte me uje pastaj hedheni ne tenxhere dhe perzini vazhdimisht kremin.

E lem pak te ftohet pastaj e hedhim siper pandispanjes duke e mbuluar tere siperfaqen e saj.

E vendosim ne frigorifer per pak minuta deri sa te forcohet kremi.

Pudingun e pergadisim me perberesit e larteshenuar sipas udhezimeve qe shenojne ne pako pastaj e largojme nga zjarri dhe ia shtojme 100-150 gr margarine dhe e rrahim me mikser deri sa te shkrihet margarini.

Pudingu duhet te jete i trashe.

Pasi te ftohet pak e hedhim siper kremit me qershia e leme te tkurret pak ne ftohse dhe pastaj ia hedim krem pana te rrahur dhe vendosim siper biskotat pak te zbutura ne sok te qershiave dhe siper e dekorojme siper me kokos ose sheqer pluhue.

Pasi te ftohet torta mire atehere ju largohet rrethi.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  krem  qershie  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me dy ngjyra
Krofne nga Lulja La
Kek me kos dhe kakao