Torte me krem dhe qershia
Torte me krem dhe qershia

Torte me krem dhe qershia

Kuzhint.com

Përbërsit: Për pandispanjë: 8 vezë (vetëm e kuqja), 2 vezë, 7 lugë të supës sheqer, 3 lugë të supës vaj, 5 lugë të supës miell, 2 lugë të supës kakao, 1 pecivë (Baking Powder ose Pluhur për pjekurina). Për fill: 8 vezë (vetëm e bardha), 13 lugë të supës sheqer pluhur, 10 lugë të supës sheqer, 1 litër e gjysëm qumshtë, 4 lugë të supës puding të vanillës, 1 lugë të supës miell. 150gr qershia Për glazurë: 250 gr. ajk për ëmbëlsirë, 180 gr qershia . Përgaditja: Së pari i përziejm të kuqt e vezëve shtojm dy vezët komplet, sheqerin dhe përziejm deri sa masa të dyfishohet shtojm vajin, miellin, kakaon dhe pecivën, përziejm shumë ngadalë, kur masa të bëhet homogjene e qesim në tepsi të lyer me vaj. Pjekim në 190 gradë celsius deri sa të mos marr shumë ngjyrë. Fillojm ta pregadisim fillin, së pari i rrahim të bardhat e vezëve dhe kur të jenë dyfishuar shtojm sheqerin pluhur i përziejm mirë. Qumështin e qesim të valoj, pudingun miellin dhe sheqerin i tresim me pak qumshtë të ftohtë dhe i qesim në qumshtë të nxehtë.

Kur masa të trashet fillojm ta qesim të bardhët e vezëve nga pak nga pak dhe i përziejm mirë e mirë me tel kuzhine. Tanmarrim pandispanjën e ftohur dhe ia hekim 1/4 e saj ku kete pjes te tortes e troshitim mire ( e ndajm nje pjes per dekor) dhe ia qesim kremit mbrenda duke e perzier se bashu me kremin pastaj e qesim fillin mbi torte. renditim nje shtres me qershia pastaj e qesim te gjithe kremin siper dhe në fund ia vendosim ajken e rrahur qershiat per dekor dhe droshka nga pandispanja e ndar.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  krem  qershia  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Reqel mandarine
Biskota dhe djathë
Pinxhurë shtëpie