Torte me kakao dhe lajthi
Torte me kakao dhe lajthi

Torte me kakao dhe lajthi

Kuzhint.com

Perbersit:

200 gr lajthi të bluhura,

10 të bardha vezësh,

15 lugë gjelle sheqer,

1 lugë uthull molle,

100 gr nutella ose tjeter lloj krem qokolade,

Përbërësit për fillin:

1. 5l qumësht,

10 ugë gjelle miell,

10 të kuqtë e vezëve,

10 lugë sheqer,

1 kese puding vanilje,

250 gr margarin,

3 kese vanil sheqer,

100 gr qokoladë kuzhine,

Nevojiten edhe:

100 gr qokoladë,

50 gr margarin,

5-6 lugë qumësht,

3 kese shllag,

pak lajthi të bluara,

Fillimisht tepsinë e shtrojmë me letër të yndyrshme dhe mbi të shpërndajmë lajthitë e coptuara.

Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer dhe i shtojmë uthullën vazhdojmë rrahjen deri të trashen mirë.

I qesim mbi lajthi dhe e pjekim në temperaturë 150*C rreth 1 orë.

Kur të piqet e e kthejmë në një tepsi tjetër dhe i heqim letrën.

E lyejmë me nutella apo tjetër lloj krem qokolade.

Vlojmë qumështin dhe në të ziejmë si pudinga përzierjen prej sheqeri, të kuqt e vezëve (të rrahura më parë) pudingut dhe miellit.

Perziejmë mirë që mos të mbetet kokrra.

Kur të trashet e largojmë nga zjarri dhe e ftohim.

Ia qesim margarinën e rrahur me mikser dhe vanill sheqer.

E përziejmë mirë dhe e ndajmë në dy pjesë.

Njërës pjesë i shtojmë qokoladën.

Mbi petën e pjekur qesim nga një lugë nga filli i verdhë dhe një lugë nga filli i kaftë në mënyrë që të krijohet si tabelë shahu.

Shkrijmë qokoladën dhe e qesim mbi fillin qe te mbushen zbrazëtirat ndërmjet filleve të kaftë dhe të verdhë.

Permbi këtë i qesim 3 kese shllag të rrahura me qumësht, mbi shllag qesim lajthi të bluara dh qokollad

Ju beft mire.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  lkakao  lajthi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha Rafaello te ndryshme nga tegatuajm
Torte e kripur me proshute
Pancakes kungulle( Frittelle di Zucca)