Torte me form shahu
Torte me form shahu

Torte me form shahu

Kuzhint.com

Perbersit per peten, ;

2 vezë, 100 gr sheqer pluhur,

100 gr margarine ne temperature ambient,

1 sheqer vanile,

80 gr miellë,

15 gr kakao,

1 luge e vogel pluhur per pjekje(pecive),

50 gr cokollate e zeze te grire ne rende me 50% kakao.

Perbersit per kremin e erret ;

200 gr cokollate e zeze me 50% kakao,

125 ml ajke e embel(hopla),

129 gr krem djathi I fresket me 40% yndyre,

187. 5 ml ajke e embel(hopla),

1 krem pana(shllag).

Perbersit per kremin e bardhe ;

300 gr cokollate e bardhe (qumeshti),

125 ml ajke embel(hopla),

500 gr krem djath I fresket me 40% yndyre,

375 ml ajke e embel (hopla),

2 krem pana(shllag),

Udhezimet;

Kallepin per embelsira me madhesi 26 e mbuloni me leter per pjekje.

Se pari e rrahim margarine e qendruar ne temperature ambienti me sheqerin pluhur dhe sheqer vaniljen, pastaj shtohen nje nga nje edhe te verdhat e vezes.

Me pas shtohet mielli i perzier me pluhurin per pjekje, kakaon dhe cokollaten e grire ne rende.

Te bardhat e vezes i rrahim derisa te behen nje shkume te forte.

Shkuma me ta bardhat e vezes i bashkohet mases me te verdhat, miellin, kakaon, cokollaten dhe perzihet qe te behet nje mase homogjene.

Ne kallepin per pjekje te mbuluar me leter per pjekje qesim masen e brumit dhe e rrafshojme mire.

Pjekim ne 180 grade per 25 minuta dhe pastaj e leme te ftohet ne po ate kallep.

Kur ftohet pandispanja e nxjerrim nga kallepi dhe e ndajme ne dy pjese horizontalisht.

Ne kallepin per pjekje ne te cilen kemi pjekur pandispanjen e qesim njeren pjese te pandispanjes dhe e shtrijme mire.

Rrethin e kallepit me unaze e mbulojme me nje shirit leter per pjekje 82x6 cm, dmth rrethit(anash)qesim mbajtsen e jashtem te kallepit te mbuluar me shirit te letres per pjekje.

Ne nje ene qesim cokollaten e bardhe dhe ajken e embel 125 ml dhe e ngrohim mbi avull derisa te shkrihet cokollata e bardhe dhe e leme te ftohet.

Ne cokollatene shkrire dhe te ftohur e qesim krem djathin dhe e rrahim derisa te formohet nje krem homogjen.

Pjesen tjeter te ajkes se embel tundim me 2 qese krem pana dhe e perziejme edhe kete mase ne kremin e pergaditur me pare dhe te ftohur.

Tanim perzihet krejt bashke dhe derisa te behet nje mase e njetrajtshme kremoze dhe e leme anash per pak derisa te pergadisim edhe kremen e erret.

Per kremin e erret qesim ne nje ene cokolaten e zeze dhe ajken e embel dhe e ngrohim mbi avull derisa te shkrihet cokollata dhe e leme te ftohet.

Krem djathin e perziejme mire dhe e bashkojme me kremin me cokollate te shkrire dhe te ftohur.

Pjesen tjeter te ajkes se embel e tundim me krem panen dhe ia bashkojme edhe kete perzierje kremit me cokollate te shkrire dhe te ftohur.

Tanim i perziejme te gjitha bashke dhe perfitojme nje krem te njetrajtshem.

Tanim kemi dy lloje te kremrave me perbers te njejte vetem ngjyren e kafte dhe ngjyren e bardhe.

Qe te dyja kremerat jane tanim te ftohura mire.

Ne kallepin per pjekje kemi qitur shtresen e pare te pandispanjes.

Kremerat i futim ne shiringe kuzhine vecmas secilen.

Fillojme me mbushjen.

Ne pjesen e jashtme skaj rrethit te kallepit fillojme me kremin e kafte duke bere nje harke rreth e rreth.

Pastaj vjen pjesa e bardhe afer pjeses se kafte duke mos lene hapesire ne mes derisa te puqitet rrethi i bardhe.

Pastaj vazhdojme me kremin e kafte e pastaj te bardhe dhe keshtu derisa te mbushet tere siperfaqja e pandispanjes e shtruar ne fund.

Pastaj vazhdojme me radhitjen e shtreses se dyte ku mbi kremin e bardhe vjen i kafti kurse mbi te kaftin vjen i bardhi dhe keshtu derisa te mbulohet edhe pjesa e pare e kremit.

Krejt persiper vjen pjesa e dyte e pandispanjes e cile qitet persiper kremerave me te cilat veq kemi formuar dy shkresa.

Persiper shtreses se siperme te pandispanjes te qesim krem nga i bardhi qe na ka mbetur dhe e leme te ftohet per nje nate ne frigorifer.

Te nesermen i largojme rrethin e kallepit me unaze dhe ia largojme letren per pjekje.

Tanim embelsira eshte e gatshme dhe mund ta dekorojme sipas deshires me therrime cokollate etj.

Ju beft mire.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shah  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si të shërbejmë çajin me tri mënyra origjinale
 Goditj ne tru.. Lexoje dhe shperndaje informacionin
Biskota (gurabija) për festa