Torte me dardhe
Torte me dardhe

Torte me dardhe

Kuzhint.com

Perberesit per brumin: 250 gr Miell 180 gr Sheqer 30 gr Kakao Nje pako pecive 135 ml Vaj 3 Luge qaji uthulle 275 ml Uje te ftohet 150 gr Qokollad dhe kokos per dekorim Pergaditja: Bashkojme miellin, sheqerin, kakaon, peciven ne nje ene te thelle dhe i perzime. Ia shtojme vajin, uthullun, ujin dhe e perzime te gjithen deri sa te behet brume. Marrim nje tepsi me madhesi 25 cm e mbulojme me leter per pjekje ndersa rrethin e tepsise e lyejm me vaj.

Derdhim brumin aty dhe e vendosim menjehere ne furre te pjeket ne temperatur 180 Grad per 35-40 minuta. Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem te ftohet dhe e presim ne menyre horizontale ne dy pjese. Perberesit per kreme vanille: 500 ml Qumesht soja 1 Pako pluhur pudinge me shije vanille 50 gr Margarine (nga bimet) 500 gr Dardha te pergjysmuara (8- 9 Gjysma dardhe te fresketa ose te blera kompot) Pergaditja: 5 Luge qumesht i perzime me pluhurin per puding.

Qumeshtin tjeter te mbetur e hedhim ne nje tenxhere dhe e vendosim mbi shporet qe te vloje.

E largojme nga zjarri dhe ia hedhim pluhurin e perzier me qumesht duke e perzier me tel kuzhine pastaj e vendosim prap mbi shporet te vloje per 1-2 minuta deri sa te trashet. (Te perzihet vazhdimisht ne menyre qe te mos ngjitet posht ne tenxhere). E largojme nga zjarri dhe e lem te ftohet mire. Keshille: Para se t'ia hedhim margarinen duhet margarina dhe pudingu ta kene te njejten temperatur. E perzime pudingun me tel kuzhine deri sa te largohet ajo shtresa e siperme qe ju ka formuar pastaj ia shtojme margarinen duke e perzier me tel kuzhine ose akoma me mire do ishte me mikser. Dardhet i kullojme mire nese vendosmi t'i perdormi ato nga kompoti. Keshille : Qe te duken rendet me te theksuara te embelsires do ishte me mire te merrni nje rrethe tepsi. Marrim njeren pete e vendosim ne rrethe.

E lyejme me pak nga kremi dhe ia vendosmi gjysmet e dardheve.

I mbulojme dardhet me gjysmen e kremit qe kemi (nese nuk jane mbuluar dardhet mire mundeni ate pjesen e siperme me thike t'ia largoni).

Ia vendosim pjesen tjeter te pandispanjes duke e shtypur pak dhe e dekorojme embelsiren siperme qokollad te shkrir ne avull dhekokos ose sipas deshires qe keni. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  dardhe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

CILAT USHQIME NUK DUHEN NGROHUR NË FURRËN ME MIKROVALË DHE PSE?
Kifle me sherbet
Torte me krem karamel