Torte me dardha
Torte me dardha

Torte me dardha

Kuzhint.com

Perberesit: 600 gr Dardha 4 Luge gjelle leng limoni 3 Luge gjelle mjalte 100 gr Cokolate 160 gr Gjalp 3 Veze 110 gr Sheqer 1 Pako sheqer vanille 15 gr Kakao 240 gr Miell Gjysem pako pecive 80 ml Ajke 70 ml Likör nga vezet Pergaditja: Dardhat i pastrojme, ia largojme lekuren, i presim ne kater pjese dhe ia heqim berthamat.

I vendosim ne nje pjate dardhat dhe i sperkasim me lengun e limonit te perzier me mjalten e i lem per 30 minuta qe te marinohen dardhat.

E mbuloni enen dhe e vendosni ne frigorifer. Cokolaten e coptojme e hedhim ne tenxhere dhe e shkrim ne temperatur te ulet mbi shporet. Gjalpin e bashkojme se bashku me sheqerin, sheqer vanillen dhe e rrahim me mikser pastaj nje nga nje ia shtojme vezet duke e rrahur vazhdimisht masen pastaj ia shtojme edhe cokolaten e shkrire.

E rrahim me mikser deri sa te trashe masa. Miellin e perzim me peciven dhe kakaon.

Pastaj ia shtojme ajken dhe likör-in e perzime me nje luge gjelle dhe e hedhim te kremi me cokolate. Brumin e pergaditur e derdhim ne tepsi te lyer me vaj dhe te mbuluar me leter per pjekje (madhesia e tepsise duhet te jete 26 cm) duke e rrafshuar mire brumin. Marrim dardhat e marinuara dhe i vendosim siper brumit me kujdes.

Te pjeket ne temperatur 160 Grad 50 minuta. Keshille: Shikojeni rregullishte qe te mos digjet pasi qe te gjitha furrat nuk pjekin njesoj. Dekorojm me sheqer pluhur torten si ta largojme nga furra. .


Fjalet kyqe : embelsira  torte  dardha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Schnetzel nga mishi lopes me oriz
Reçelë nga  ftoni
 Torte me limon (cheesecake)