Torte me cola dhe çokolate
Torte me cola dhe çokolate

Torte me cola dhe çokolate

Kuzhint.com

PERBERESIT PER BRUMIN:

  • 300 gr Buter(gjalp)
  • 300 ml Coca cola
  • 260 ml Qumesht
  • 75 ml Ajke
  • 330 gr Miell
  • 4 Luge caji e gjysem bakin(peciv)
  • 1/3 Luge caji niseshte
  • 75 gr Kakao
  • 1 Prise krip
  • 350 gr sheqer
  • 3 Veze

PERBERSIT PER KREM COKOLATE:

  • 160 gr Cokolate per gatim
  • 70 ml Qumesht
  • 70 ml Ajke
  • 1 Luge gjelle mjalt
  • 1 Luge gjelle buter (gjalp)

PERGADITJA:

Ne nje tenxhere nxehim coca cole-n me gjalpin deri sa gjalpi te shkrihet.

Largojme tenxheren nga zjarri dhe e lem te ftohet pastaj ia shtojme ajken dhe qumeshtin duke i perzier.

Marrim nje ene te thelle dhe ne te i qesim miellin, bakinin, niseshten, kakaon, kripen dhe sheqerin i perzim me nje luge pastaj ia qesim vezet.

Marrim masen e pergaditur me heret nga coca cola dhe me kujdes e derdhim te mielli duke e perzier me tel kuzhine ose mikser.

Tepsin (Ø = 28 cm) e mbulojme me leter per pjekje dhe e qesim brumin aty.

Te pjeket ne temperatur 180 Grad per 60 minuta.

Brumi ju duket qe eshte shume lengshem por mos u beni merak se do te forcohet.

Te shikohet qe te mos digjet si dhe me piru te vertetohet a eshte pjekur mire.

Pasi te jete pjekur e largojme nga furra e lem pak te ftohet dhe ia largojme letren.

Kremi çokolates ;

Per kremin çokolaten e coptojme dhe e qesim ne nje ene.

Qumshtin me ajken e nxehim mbi shporet pastaj e derdhim te cokolata e coptuar.

Te perzihet deri sa te shkrihet cokolata.

Mbas 1 minute ia qesim buterin dhe mjaltin.

Kremin e derdhim ne mes te tortes pastaj ajo rrjedhe vete dhe e mbulon tere siperfaqen e tortes.

Burimi: www. barafras-kochloeffel. blogspot. de

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  cola  cokolate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Këshilla për funksionimin e mirë të zorrës së hollë
Selinoja
A duhet ta hidhni ushqimin nëse e prekë miza?