Torte me banane dhe krem çokolate
Torte me banane dhe krem çokolate

Torte me banane dhe krem çokolate

Kuzhint.com

Perberesit per brumin:

Nje gote sheqer, 2 te verdha vezeve, 1 luge e qaji sheqer vanill, gjysem gote gjalpë i shkrir, 2 banane, nje gote miellë, gjysem luge qaji pecive, 1/4 Luge qaji krypë.

Per kremin:

200 gr çokolatë, 1/3 e gotës gjalpë kikiriku ose margarine, 100 ml krem ajke.

Pergaditja:

Furren e nxehim ne 175 grad.

Marrim nje tepsi 20×20 cm e lyejme me vaj.

Ne nje ene te thelle rrahim sheqerin me te verdhat e vezeve.

Ashtu siq jemi duke i rrahur te verdhat e vezeve me kujdes ngadal ia qesim gjalpin e shkrire e rrahim deri sa te bashkohen perberesit mire.

Pastaj ia shtojme edhe bananet e qeruara te prera ne copa te vogla dhe krejt ne fund miellin e perzier me peciven dhe kripen.

E perzim mire brumin pastaj e derdhim ne tepsi e rrafshojme mire dhe e vendosim ne furre te pjeket 30-35 minuta.

Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem te ftohet dhe e presim ne katrore.

Per kremin me çokolate hedhim te gjithe perberesit ne tenxhere dhe e vendosim mbi zjarre deri sa te shkrihet cokolatat e te bashkohen perberesit.

E largojme nga zjarri e lem pak te ftohet dhe ia hedhim siper tortes qe e kemi prere ne katrore.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  banane  krem  cokolate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qorbë (supe)me thjerrza dhe lenge  mishi nga Kaltrina Berisha
E dini pse uji nuk duhet vluar dy her
Bukë thekre, për të rënë në peshë