Torte  kremoze me shtresa
Torte kremoze me shtresa

Torte kremoze me shtresa

Kuzhint.com

Përbërësit për pandispanjën; 10 ve 10 lugë arra të bluara 10 lugë sheqer 50 gr kakao 5 lugë miell 1 pluhur për pjekurina Përbërësit për kremin: 1 dl qumësht 350 gr çokoladë e bardhe 500 ml ajkë Përbërësit për glazurën: 100 gr çokoladë 10 lugë qumësht 1 lugë margarin kokos Përgatitja: Fillimisht rrahim të bardhat e vezëve.

Në një enë tjetër rrahim të kuqet e vezëve me sheqer, pastaj i shtojmë arrat dhe kakaon.

Pastaj shtojmëedhe shkumën nga të bardhat e vezëve, miellin te perzier me pluhurin për pjekurina dhe e përziejmë me tel kuzhine ose me lugë.

E qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 20minuta.

Psi te ftohet e ndajm ne dy pjes pandispanjen. Përgatitja e kremit: Shkrijmë çokoladën me qumësht dhe e lejmë të ftohet.

Pastaj e përziejmë me ajkën e rrahur me parë me mikser. me këtë krem e lyejmë torten e ftohur. Për glazurën: Shkrijmë çokoladën me qumësht dhe margarin dhe e lyejmë tortën siper dhe e dekorojm me kokos.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  kremoze  shtresa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare turke nga Ledion Stars
Hirra, pija që mund të kurojë një sërë sëmundjesh
Embelsir me gjalpë kikiriku