Torte kremoze me dy lloje te çokollatave
Torte kremoze me dy lloje te çokollatave

Torte kremoze me dy lloje te çokollatave

Kuzhint.com

Per ti ja dhane formen shikone foton Perberesit: 4 veze 5 luge sheqer 4 luge miell 1 luge kakao 1 pluhur per pjekje Kremi i bardhe: 500 ml ajke e embel 100 gr shqer pluhur 200 gr cokollate e bardhe Glazura: 100 gr cokollate per zierje 2 luge vaj 2 luge qumesht Udhezimet: Tunden te bardha te vezes ne shkume te forte dhe gradualisht gjate perzierjes shtohet sheqeri. Shtohen nje nga nje edhe te verdhat e vezes. Shtohen pastaj mielli i perzier me pluhurin per pjekje dhe kakao. Te gjitha perzihen me tel dore. Ngrohet furra ne 200 grade dhe masa qitet ne kallepin per pjekje te lyer me yndyre dhe te permillur. Kallepi me dimenzion 25×25 cm. Pandsipanjen e pjekur dhe te ftohur teresisht e ndajme ne mes dhe fitojme dy shtresa horizontalisht. Per kremin ngrohim 250 ml ajke te embel gati sa te vloj dhe ne kete qesim cokollaten e copetuar ne menyre qe te shkrije me shpejte. Derisa shkrihet cokollate ajken e kemi larguar nga zjarri. Pasi cokollata shkrihet e leme te ftohet dhe me pas e fusim ne frigorifer per 2 ore. Ne nderkohe tundim ajken e mbetur 250 ml me shqerin pluhur dhe pasi ajka me cokolaten veq eshte ftohur ia shtojme edhe ajken me sheqerin pluhur te tundur. Ne kallaepin ne te cilin eshte pjekur torta qesim pjesen e pare te pandispanjes. Mbi te qesim krejt kremin e bardhe te tundur. Pastaj qesim persiper edhe pjesen e dyte te pandispanjes. Pasi embelsira te jete ftohur per dy ore ne frigorifer, persiper qesim cokollaten e shkrire me 2 luge vaj dhe 2 luge qumesht. Shenim: Nese kremi i bardhe nuk eshte mjaftueshem i trashe mundet te shtohet nje qese zhelatin kokerr te cilen e leme ne pak uje te vaket per 10 minuta dhe pastaj rritet temperatura e eujit por jo te vloj dhe pastaj pasi te jete trashur pak zhelatine, marim dy luge mase nga kremi i mardhe, ia shtojem zhelatines, perziejem mire dhe me pas kete permbajtje me zhelatine dhe krem ia shtojme pjeses tjeter te kremit te bardhe ne menyre qe dendesia e kremit te jete me e sheshte.

Pastaj kjo embelsire lihet per 3-4 ore ne frigorifer.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  kremoze  lloje  qokollatave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Salmon ne salce limoni dhe koper
Brokoli parandalon kancerin e gjirit
Mufinsa dy ngjyrshe me form lule