Torte Eclair
Torte Eclair

Torte Eclair

Kuzhint.com

Perberesit:

  • 4 Pako pluhur pudingu me shije vanille
  • 240 gr Sheqer
  • Nje liter e gjysem qumesht
  • 800 ml Ajke
  • Nje pako shllag
  • 3 Pako keksa
  • 200 gr Cokolade
  • 4 Luge gjelle gjalp

Pergaditja:

Pudingun e pergaditim me sheqer dhe nje liter e gjysem qymesht sipas udhezimeve qe shenojne ne pako.

Pasi te zihet pudingu e largojme nga zjarri e mbulojme me folie plastike dhe e lem per disa ore te ftohet.

600 ml ajke dhe shllagun i rrahim me mikser.

Pudingun e ftohur e rrahim me mikser duke ia shtuar vetem edhe pak qumesht pastaj me kujdes me tel kuzhine e perziejme duke ia shtuar ajken e rrahur.

Marrim nje tepsi.

Mbulojme shtresen e poshtme te tepsise me keksa pastaj ia hedhim siper gjysmen e pudingut te pergaditur.

Ia shtrojme siper pundigut edhe nje shtrese keksa dhe pasi te jete mbuluar tere siperfaqja ia hedhim siper gjysmen tjeter te pudingut te mbetur.

E rrafshojme mire dhe e mbulojme edhe njehere tere siperfaqen me keksa.

Cokolaten e shkrim me 200 ml ajke dhe 2 luge gjelle gjalp.

Pasi te shkrihet ia hedhim siper tortes.

Te qendroj torta ne frigorifer tere naten pastaj te servohet.

Quelle: www. chefkoch. de


Fjalet kyqe : embelsira  eclair  torte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Depilohuni me sheqer
Embelsir me keksa dhe banane nga Gaziganja Salihu
Antipast me pershut ,djathe dhe domate