Torte E Shpejte
Torte E Shpejte

Torte E Shpejte

Kuzhint.com

Përbërësit: 200gr miell 2 vezë 200gr arra 200gr sheqer 2-3 lugë marmelatë kajsie 200gr qokollatë për gatim 1 limon 50gr gjalpë 1 pako aditiv për brumë 200ml qumësht Përgatitja: I thyejmë vezët në nje enën për përzierje, pastaj e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri.

I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë. Shtojmë pak qumësht.

E shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, e shtojmë qumështin e mbetur.

Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë lëvozhgën e limonit. Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë.

E rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë.

Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë. Me thikë i lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe e largojmë pjesën anësore të kallëpit.

Tortën e lyejmë me marmelatë. E thyejmë qokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke e shtuar gjalpin e mbetur. Me qokollatën e shkrirë e lyejmë tërë tortën.

Sipas dëshirës sipër tortës mund të hedhim sheqer pluhur.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shpejte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Torte e shpejt
Pije natyrale për shfryrje të trupit
Kunguj te mbushur me mish