Torte e shpejt me banane,puding,kakao dhe çokolate ne kushte shtepie
Torte e shpejt me banane,puding,kakao dhe çokolate ne kushte shtepie

Torte e shpejt me banane,puding,kakao dhe çokolate ne kushte shtepie

Kuzhint.com

Perberesit per brumin:

5 Luge gjelle uje te nxeht,

100 gr Sheqer,

100 gr Miellë,

Nje pako pecive,

2-3 Luge gjelle kakao.

Pergatitja:

Spari rrahim me mikser vezet me ujin e nxeht deri sa te trashet masa pastaj ia shtojme sheqerin e rrahim edhe 3 minuta me mikser dhe ne fund ia shtojme miellin e perzier me peciven dhe kakaon.

Perzim me kujdes masen dhe e derdhim ne tepsi 26 cm te rrumbullaket te lyer me gjalp.

Te pjeket ne furre ne temperatur 175 Grad 15-20 minuta.

Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem te ftohet dhe e presim ne mese ne dy pjese.

Per kremin marrim 500 ml qumesht i hedhim ne tenxhere ia shtojme edhe 2 luge gjelle sheqer dhe e vendosim mbi zjarre per te marr val.

Pasi te merr val ia shtojme nje pako e gjysem puding te tretur me pak qumesht.

E lem edhe pak minuta deri te trashet masa pastaj e largojme nga zjarri.

Ia shtojme dy luge gjelle gjalp duke e perzier mire me tel kuzhine.

Pudingu duhet te ftohet.

Marrim tepsin qe ju largohet rrethi e vendosim njeren pete.

Pastaj marrim 3-4 banane i pergjysmojme dhe i sperkasim me limon ne menyre qe te mos marrin ngjyre kafe dhe i vendosim ne tere siperfaqen e petes.

Ia hedhim siper tere pudingun e rrafshojme mire dhe ne fund ia vendosim peten e dyte.

Siper e lyejme torten me cokolaten e pergaditur ne kushte shtepie.

Receten per cokolaten lexo ketu Cokolate ne kushte shtepie

Torta duhet te qendroje 4-6 ore ne frigorifer.

Torte e pergaditur nga TeGatuajm


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shpejt  banane  puding  kakao  cokolate  kushte  shtepie  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pite me pete te gateshme
Tiramisu me banane dhe puding
Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje