Torte e shijshme dy ngjyrshe
Torte e shijshme dy ngjyrshe

Torte e shijshme dy ngjyrshe

Kuzhint.com

Përbërësit e kësaj recete janë:

-4 vezë,

-200 gr sheqer,

-250 gr gjalp,

-200 gr miell,

-100 gr niseshte,

-100 gr çokollatë e zezë e grirë,

-6-7 lugë kakao e hidhur,

-1 pluhur fryrës,

-2 lugë qumësht,

-esencë vaniljeje.

Përkremin me arrë kokosi duhen:

-100 gr arrë kokosi e grirë,

-2-3 lugë pana,

-100 gr sheqer,

-1 lugë niseshte,

-1 e bardhë veze.

Përgatitja:

Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes.

Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen.

Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen.

Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme.

Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë.

Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me kakao dhe çokollatë e vendosin ne furre te nxeht ne 180 grad per disa minuta sa ta formoj nje shtres, e nxjerrim nga furra tepsin dhe ja qesim siper edhe kremin tjeter me arrë kokosi dhe prap e vendosim per tu pjekur gjithmon duke e kontrrollue.

Pasi tejet pjekur dhe ftohur sipër ia hedhim pjesën me çokollatë te shkrir ne avulle. ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  ngjyrshe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rollad Me Banane
Torte me gjizë, kungull misiri dhe arra
Rolad me banane nga Lulja La