Torte e ftoht  me portokall
Torte e ftoht me portokall

Torte e ftoht me portokall

Kuzhint.com

Përbërësit për petën: 350 gr keksa të bluar 150 gr margarin 100 gr qokoladë lëngu i 2 portokajve Përbërësit për fillin: 500 gr djath i freskët 2 të kuqe të vezëve 100 gr sheqer pluhur 2 qese vanil sheqer lëvorja e bluar e portokallit 2 kese shllag 2 dcl qumësht Përbërësit për glazurën: 50 gr qokoladë e zezë 3 lugë gjelle qumësht pak vaj Përgatitja: Keksat e bluar i përziejmë me qokoladën dhe margarinën e shkrirë, lëngun e 2 portokajve ku i përziejmë mirë. Këtë masë e shtrijmë në tepsi rreth 26 cm dhe e fusim në frigorifer deri sa të përgatisim fillin. Përziejmë djathin, të kuqtë e vezëve, sheqerin pluhur, vanilen, dhe lëvoren e portokallit të grirë imët.

Të gjitha këto i përziejmë me mikser.

Në një enë tjetër rrahim 2 kese shllag me qumësht dhe i shtojmë tek masa me djath(përziejmë me lugë). Nxjerrim tepsinë nga frigoriferi dhe mbi të shtrojmë fillin. Shkrijmë qokoladën me qumësht dhe me pak vaj dhe lyejmë të gjithë torten Ju befte mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  ftoht  portokall  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ushqimi për bebe me pjepër
Mish viçi në rullet
Kekë i shijshm me sos çokollate