Torte bore (cheesecake)
Torte bore (cheesecake)

Torte bore (cheesecake)

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

200 gr biskota, 150 gr gjalpë, 500 gr djathë i butë, 100 gr pana e freskët, 100 gr sheqer, 2 vezë + 1 të verdhë veze, 1/2 filxhani lëng limoni, 1 pako vanilje, si dhe kore limoni per dekorim, ose sipas deshires

Pregaditja e recetës :

Si fillim përgatisim bazën e torte bores.

Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të.

Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furre per pjekje.

Hedhim në të biskotat te perzera me gjalpin.

I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë pjesen e poshtme te tepsis.

Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta deri sa te pregaditim kremin..

Përgatisim kremin qe ta vendosim sipër për torte boren.

Në një enë qelqi hedhim te bardhat e vezëve, sheqerin,. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrikderi sa te behet nje shkum e fort.

Më pas shtojmë vaniljen dhe lëngun e limonit i si edhe gjizen philadelphia dhe panën e rrahur me pare dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri por me shpejtsi te vogel derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit.

Marrim bazën nga frigoriferi dhe ia hedhim sipër kremin e përgatitur.

Fusim ta pjekim në furrë të nxehtë 180 C për rreth gjysem orë. dhe pastaj ee hekim nga furra dhe e lemë embelsiren të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me limon kur te bejm servimin.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  bore  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallat e shijshme ruse
Torte me qokollad dhe kokos
Aromat që mund t’iu bëjnë të lumtur